About: http://data.cimple.eu/claim-review/131ff18cefa41a5544fd1b9f5efb1df342b623522d2a90c73edb4916     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për gjoja deklarimin e Vjosa Osmanit për Edi Ramën Deklarata Vjosa Osmani SuImon Ramën: Ky Do Të Jetë Vëlla Edhe Me Albinin, Edhe Me Vuçiç. Epo, nuk ka keshtu Vlerësimi Rrenë Titulli “Vjosa Osmani SuImon Ramën: Ky Do Të Jetë Vëlla Edhe Me Albinin, Edhe Me Vuçiç. Epo, nuk ka keshtu …”. është i rremë. në titull deklarohet gjoja se Vjosa Osmani ka bërë deklaratë kundër kryeministrit Edi Rama, që në fakt nuk ka ndodhur. Përmbajtja e tekstit dhe titulli i artikullit nuk përputhen. Artikulli Pas vizitës në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit i ishte përgjigjur kritikave për afërsinë me presidentin serb, Alkesandër Vuçiq. “…Disa më thonë ky qenka vëllai i Vuçiqit, e disa ky qenka vëllai i Albinit. Kështuqë, më lejoni të rri vëllai i të dyve sepse mund të ju duhem në të ardhmen shumë…”, kishte thënë Rama duke iu përgjigjur kritikave për afërsinë me presidentin serb, Alkesandër Vuçiq. Një video me këtë deklaratë të Ramës ishte shpërndarë nga deputeti Haxhi Avdyli në Facebook së bashku me një koment të tij. “Po harron Edi që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën), por akoma po vazhdon të armatoset për të kërcënuar me zhdukjen e vëllaut e vogël të Edit…”, shkroi Haxhiu. Deputeti Haxhi Avdyli është bërë deputet duke garuar me një listë me Presidenten Vjosa Osmanin, si pjesë e Listës Guxo. Ky postim i Haxhiut është bërë lajm në disa media. Por, disa prej tyre e shfrytëzuan këtë postim për të prodhuar dezinformata. Ueb faqja thejournal24h.com ka shpërndarë një lajm të rremë me titull “Vjosa Osmani SuImon Ramën: Ky Do Të Jetë Vëlla Edhe Me Albinin, Edhe Me Vuçiç. Epo, nuk ka keshtu …”. Pra, në titull deklarohet gjoja se Vjosa Osmani ka bërë deklaratë kundër kryeministrit Edi Rama, që në fakt nuk ka ndodhur. Rrena është shpërndarë në Facebook edhe nga faqja “Shigjeta.net”. Por, ai postim është keq-cituar dhe deklarimet e Avdylit janë prezantuar si citate të Presidentës, Vjosa Osmani. Për më tepër, përmbajtja e tekstit dhe titulli i artikullit nuk përputhen. Madje, presidentja, Vjosa Osmani as që është deklaruar në lidhje me deklarimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software