About: http://data.cimple.eu/claim-review/1367853ad7999129bdaefc4606806747b97c9c82e7baf3d3fa6545d6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar e Thaçit duke qarë Deklarata Vlerësimi Rrenë Publikimi në të cilin paraqitet Hashim Thaçi kinse duke qarë është i rremë. Krypometër ka konfirmuar se Thaçi nuk është filmuar duke qarë deri më tani në ndonjë burg. Artikulli Më 1 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut Sija Aldi Sera Durmishi (arkiva), ka shpërndarë një videomaterial në grupin >>Qeveria Kurti ll, 22 Mars 2021<<, në të cilin shihet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Materiali me 7 shpërndarje dhe mbi 20 reagime paraqet imazhin e Hashim Thaçit duke qarë brenda materialit ka edhe mbishkrime “Zdravo Zdravo”. Krypometër ka analizuar dhe ka konstatuar se video është e edituar dhe se përmbanë disa ndërhyrje me emotikone dhe tekste të shkruara. Për të verifikuar tutje informacionin, Krypometri ka kontaktuar edhe me Artan Behramin, këshilltar politik i ish-presidentit Thaçi, i cili ka deklaruar se videoja është manipuluar për qëllime të dezinformimit të opinionit publik. “Video është e manipuluar, e montuar me qëllim te dezinformimit dhe manipulimit të opinionit publik”- tha Behrami për Krypometrin. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software