About: http://data.cimple.eu/claim-review/13a2e79eb2af52ac638c43f21fd74498bc2ee3da9ee4f95671e284c9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Oliver Ivanoviq | Foto: BETA Rrena mediale për ngritjen e aktakuzës në rastin Ivanoviq Deklarata Portali ‘Zëri.info’- “Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Sylë Hoxha, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-policëve të Kosovës, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, me dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviqit, më 16 janar 2018, në veri të Mitrovicës” Vlerësimi Rrenë Artikulli i publikuar në Gazetën Zëri nuk është i saktë meqë lajmi është demantuar nga vetë prokurori i rastit i cili ka thënë se nuk ka aktakuzë për këtë rast. Artikulli Prokuroria Speciale e Kosovës ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë në lidhje me vrajsen e politikan serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Megjithatë sot portali Zëri.info publikoi një artikull me titull “Ngrihet aktakuzë ndaj Nedelko Spasojeviqit e Marko Roshiqit, të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit”. Në përmbajtje të këtij artikulli thuhet se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Sylë Hoxha, ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-policëve të Kosovës, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, me dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviqit, më 16 janar 2018, në veri të Mitrovicës. Në ndërkohë KALLXO.com, ka kontaktuar me Prokurorin Sylë Hoxha, i cili mohoi të jetë ngritur ndonjë aktakuzë për rastin në fjalë. “Jo nuk është e vërtetë, nuk kemi ngritur akoma aktakuzë, kur të ngrisim do të njoftoheni “, tha shkurt Prokurori Special, Sylë Hoxha. Oliver Ivanoviq, kreu i një partie serbe të Kosovës të quajtur Liri, Demokraci dhe Drejtësi, u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital. Që nga janari i vitit 2018 kur kishte ndodhur vrasja e tij e deri më tani janë arrestuar shtatë persona duke përfshirë edhe zyrtarë policorë. Organet e drejtësisë janë akoma në ndjekje të Milan Radojiqiq i cili dyshohet të ketë gisht në vrasje. Dy të arrestuarit për të cilët portali ka raportuar se është ngritur aktakuzë, vazhdojnë të jenë akoma nën hetime. Ngritja e aktakuzës nënkupton rastet kur pas fazës së hetimeve, Prokurori i shtetit vlerëson se ka prova të mjaftueshme se të dyshuarit kanë kryer veprën penale dhe të njëjtën e dorëzojnë në gjykatë e cila më pas ka për detyrë të vendosë në lidhje fajësinë e tyre. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software