schema:text
| - Lajmi i rremë për pëfitimin e 300 eurove
Deklarata
Cila do familje që ska asnjë të punësuar lajmrohuni këtu dhe merrni nga 300 eur në muaj
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Cila do familje që ska asnjë të punësuar lajmrohuni këtu dhe merrni nga 300 eur në muaj” është i rremë. Në brendi të tekstit nuk ka asnjë deklaratë apo vendim që e mbështet titullin që thotë se do të bëhet ndarja e shtesave prej 300 eurove për familje që nuk kanë të punësuar. Në titull bëhet thirrje që familjet pa asnjë të punësuar të lajmërohen, mirëpo në artikull nuk është publikuar asnjë kontakt apo adresë në të cilën ata mund të bëjnë një gjë të tillë. Qeveria e Kosovës e ka miratuar një pako për të përballuar rritjen e çmimeve, mirëpo në atë pako nuk është paraparë edhe ndarja e 300 eurove për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende një vendim të tillë.
Artikulli
Më 27 tetor 2022, në faqen fakti.seedoof.com, është publikuar një përmbajtje me titull “Cila do familje që ska asnjë të punësuar lajmrohuni këtu dhe merrni nga 300 eur në muaj”.
Një ditë pas publikimit, më 28 tetor 2022, i njëjti artikull është shprëndarë në disa faqe në Facebook si Gazeta FAKTI, Gazeta Shqip, ART Media, Lajme Online dhe Gazeta Online.
Ueb faqja pretendon se familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, do të marrin një shumë në vlerë prej 300 euro.
Ky artikull është i rremë, pasi në brendi të tekstit nuk ka asnjë deklaratë apo vendim që do të bëhet ndarja e shtesave prej 300 eurove për familje që nuk kanë të punësuar.
Në fillim të muajit shtator të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati prezantuan një pako të re për tu përballur me rritjen e çmimeve.
Në këtë pako kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarët publik për të cilët është thënë se do të ndahen nga 50 euro nga muaji shtator.
Tutje është thënë se kjo pako përfshinë subvencionimin e faturës së rrymës për ata që kursejnë energji elektrike, dyfishimin e asistencës sociale, 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro, për punëtorët e sektorit privat për tre muajt e parë dhe projektligji për punë publike për kompensimin e inflacionit për materiale ndërtimore dhe punë përcjellëse.
Por, në këtë pako nuk është paraparë edhe ndarja e 300 eurove për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende një vendim të tillë. Në titull bëhet thirrje që familjet pa asnjë të punësuar të lajmërohen, mirëpo në artikull nuk është publikuar asnjë kontakt apo adresë në të cilën ata mund të bëjnë një gjë të tillë.
|