About: http://data.cimple.eu/claim-review/13f7a1b28afdd161ee13d5e95df66a6745ae2a80d182d8a487c0c9b8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kurti nuk ka thënë se i ka mashtruar qytetarët e Kosovës Deklarata Nuk kom qën normal, ku i kom mashtru rinin e i kom qit mu vra e me kall Kosovën, 98% qka kom than i kom rrejt Vlerësimi Rrenë Postimi që pretendon se Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar “nuk kom qën normal, ku i kom mashtru rinin e i kom qit mu vra e me kall Kosovën, 98% qka kom than i kom rrejt” është i rremë. Bazuar në monitorimin e deklarimeve të bëra nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe përgjigjës së Lëvizjes Vetëvendsoje, Kurti nuk e ka bërë një deklarim të tillë. Kurti në postimet e bëra në profilin e tij në Facebook është mburrur për përmbushje të disa premtimeve që i ka bërë në fushën e shëndetësisë, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Artikulli Më 17.05.2024 profili në Facebook “Eshref Halimi” (Arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me një mbishkrim: “Nuk kom qën normal, ku i kom mashtru rinin e i kom qit mu vra e me kall Kosovën, 98% qka kom than i kom rrejt.”. Për të verifikuar këtë postim, Krypometër ka shikuar faqen e Zyrës së Kryeministrit si dhe profilin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Facebook. Krypometër ka kontrolluar postimet në profilin e Kryeministrit Albin Kurti në Facebook, të bëra në mes të datës 10.05.2024 dhe datës 18.05.2024, por në asnjë prej postimeve ai nuk ka shkruar “Nuk kom qën normal, ku i kom mashtru rinin e i kom qit mu vra e me kall Kosovën, 98% qka kom than i kom rrejt”- si pretendohet në fotografinë e shpërndarë nga profili në Facebook “Eshref Halimi”. Në postimin e datës 17.05.2024, Kryeministri Kurti flet për shërbimet në platformën elektronike e-Kosova, ku njoftoi se u shtua edhe platforma e-Komunat. Më 16.05.2024 Kurti kishte publikuar fotografi dhe video nga takimet e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Kotor të Malit të Zi, kurse më 15.05.2024 Kurti njoftoi për panairin “EXPOKOS 2024”. “Panairët si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes, për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar partneritete afariste. E teksa takohemi e bashkëpunojmë me biznese konkurrente në tregun rajonal e global, ne e konfirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar rritjen ekonomike dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm”- kishte shkruar Kurti. Ndërsa, më 18.05.2024 Kryeministri Kurti kishte përë një postim për reformën sociale. Në postimin e tij në Facebook, ‘secila familje në Kosovë e cila ka të ardhura më të ulëta se 100 euro për anëtar për muaj, mund të qaset në e-Kosova dhe të aplikojë për t’u bërë pjesë e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale’. “Po merr fund padrejtësia e diskriminimi që ka ekzistuar nga dizajnimi i mëparshëm i kësaj skeme, i cili ka qenë i tillë që nga viti 2007, duke mos përjashtuar më nga skema familjet që nuk kanë më fëmijë nën 5 vjeç”- kishte deklaruar Kurti. Publikimet që janë bërë në rrjetin social Facebook të kryeministrit Kurti kryesisht janë publikuar edhe faqen e Zyrës së Kryeministrit. Monitorimi i faqes tregon se përveç ngjarjeve që u publikuan në rrjetin social të Kurtit, ZKM më 16.05.2024 publikoi një njoftim për takimin e Kryeministrit Kurtit me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, në Kotor. Për të verifikuar postimin që pretendon se Albin Kurti ka deklaruar “mbishkrim: “Nuk kom qën normal, ku i kom mashtru rinin e i kom qit mu vra e me kall Kosovën, 98% qka kom than i kom rrejt” Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. “Ky postim është i rremë dhe nuk qëndron”– ka deklaruar Arlind Manxhuka më 20.05.2024. Për dallim nga postimi që pretendon se Kurti e ka pranuar se i ka mashtruar qytetarët, Kryeministri Kurti në postimet në rrjetet sociale flet për përmbushje të premtimeve elektorale. Më 13.12.2023, Kurti kishte bërë një postim në të cilin thoshte se buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për herë të parë tejkalon shifrën e 200 milionë eurove. Në disa postime të tjera, Kurti ka thënë se ka mbajtur fjalën në Arsim, duke përmendur disa prej zotimeve, si: studimet falas për studentë, rritjen e numrit për bursa, etj. “E kemi mbajtur fjalën për studentët kur kemi thënë se arsimi i lartë publik do të jetë falas. Në të njëjtën kohë e kemi shtuar mbështetjen për ta. Janë gjithsej mbi 10,200 bursa për studentë që janë ndarë gjatë këtyre tre vjetëve. Prej tyre, mbi 5,170 Bursa Elitare”- ka deklaruar Kurti më 26.03.2024. Edhe në fushën e Shëndetësisë, Kurti kishte thënë se po i përmbushë premtimet që kishte dhënë. Më 20.05.2024, Kurti foli edhe për, si tha ai, punën e qeverisë që drejton në raport me investimet në barëra. “Me qeverinë tonë, gjysmën e kësaj kostoje e paguan shteti, e gjysmën qytetari. Ndërkaq, para tri viteve, raporti ishte 80% mbulim të kostos nga qytetarët, e vetëm 20% nga shteti”- dekalroi Kurti. Së fundmi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se gjatë vitit 2022, Ndërmarrjet Publike në vend shënuan fitim mbi 100 milionë euro. “17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak”- thuhet në postimin e Rizvanollit më datë 24.05.2025.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software