About: http://data.cimple.eu/claim-review/13ff79ee65873a6261060f16e5f9eb0576882cd88442ec11484273db     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • LDK-ja i ndërron fjalët për numrin e ministrive Deklarata Isa Mustafa (23 prill 2020) -“…Jemi pajtuar që të mbajmë këto ministri, të mbajmë 15 ministri” Avdullah Hoti (1 maj 2020)- “gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri” Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Zyrtarët e LDK-së kanë ndërruar qëndrimin sa i përket numrit të ministrive. Fillimisht ata kishin thënë se nuk do t’i bëjnë më shumë se 15 ministri ndërsa tani kanë prezantuar planin për 16 ministri. Artikulli Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ndërruar qëndrim sa i përket numrit të ministrive që pritet t’i ketë qeveria e drejtuar nga ta, në rast se arrinë të votohet nga Kuvendi i Kosovës. Fillimisht, ky subjekt politik ishte deklaruar se janë pajtuar që numri i ministrive të jetë 15 sosh, aq sa është edhe aktualisht në Qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë, me datë 23 prill ka thënë se janë pajtuar t’i mbajnë 15 ministri. “Në parim mund të ju them se në biseda që kemi pasë me Aleancën, Nismën por edhe me minoritetet, jemi pajtuar që të mbajmë këto ministri, të mbajmë 15 ministri’’, tha ai në një konferencë për media. Mustafa kishte shtuar se nuk janë fare të interesuar që të kenë më shumë ministri sesa që janë tani këto 15. Por pak ditë më vonë, LDK-ja tha se kanë vendosur që të shtojnë edhe një ministri. I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti të premte, më 1 maj, tha se Qeveria e re, e drejtuar nga ai do të ketë 16 ministri, një më shumë nga sa janë tani. Sipas Hotit, do të ketë ndryshime në ministrinë e Ekonomisë. “Në cilësinë e mandatarit, gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri. Ne ende nuk e kemi caktu kabinetin nga ana e LDK-së. Kemi bërë një rishikim të ministrive, te ajo e ekonomisë kemi bërë disa ndryshime”, tha Hoti para gazetarëve, afër selisë së partisë së tij. LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe partitë e tjera jo-shumicë për ta formuar qeverinë e re, pas rrëzimit të ekzekutitvit nga bashkëqeverisja mes LVV-LDK, më 25 mars të këtij viti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software