schema:text
| - Mashtrimi për lojë shpërblyese
Deklarata
Unë do të dhuroj 10,000 dollarë në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë
Vlerësimi
Rrenë
Video dhe përshkrimi i saj: “Unë do të dhuroj 10,000 dollarë në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë” janë të rreme. Kengëtari Trim Ademi, i njohur si “Capital T” nuk ka lansuar asnjë lojë shpërblyese dhe nuk ka thënë asnjëherë se do t’i dhurojë 10 mijë dollarë. Video është bërë me qëllim të mashtrimit dhe vjedhjes së të dhënave.
Artikulli
Më 5 prill 2023 në faqen në facebook-ut “CAPITALT”, është publikuar një video në të cilën shihet reperi kosovar “Capital T” me mbishkrimin “Unë do të dhuroj 10,000 dollarë në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë”.
Kjo video e gjatë 5 orë e 40 minuta është ndarë në dy kuadro: në njërën anë shihet reperi i cili flet për anulimin e një performance të tij në Shqipëri, ndërsa në tjetrën anë janë paraqitur disa numra.
Videoja e artistit, Trim Ademi i njohur si “Capital T” nuk është aktuale, e njëjta ishte publikuar në mujin gusht të vitit 2021. Në këtë video reperi njoftonte se ka anuluar një nga performancat e tij që parashihej të mbahej në qytetin e Korçës.
Në video, reperi nuk flet fare për lojë shpërblyese e as për dhurimin e 10 mijë eurove, si pretendon faqja.
Madje, faqja nuk i përket artistit pasi nuk është e verifikuar dhe e njëjta është hapur më 5 prill 2023.
|