About: http://data.cimple.eu/claim-review/14f84ecc02880a23bc4cbd48eaa5ea1e6b79f73bcc1fd42454540513     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë në emër të Hykmete Bajramit Deklarata Një postim i bërë në emër të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, i shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Eskalon Hykmetja” Vlerësimi Rrenë Një postim i bërë në emër të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, i shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Eskalon Hykmetja”- është i rremë. Deputetja Bajrami në profilin e saj në Facebook nuk e ka shpërndarë një postim që thot #Kurti3. Ajo ka thënë se postimi është i rremë. Personi që e ka shpërndarë këtë postim që gjoja e ka bërë Bajrami ka qenë kandidat për asmblist nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në vitin 2021. “#Kurti3” ka filluar të publikohet nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se nga janari i vitit 2025 pagat në sektorin publik do të rriten për 55 euro. Artikulli Më 29.10.2024, një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi në të cilën pretendohet se është postim i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Në postimin e bërë pretendohet se deputetja Bajrami ka shkruar “#Kurti3”, ndërsa postimi i Çlirim Gërbeshit mban përshkrimin “Eskalon Hykmetja”. “#Kurti3” ka filluar të publikohet nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se nga janari i vitit 2025 pagat në sektorin publik do të rriten për 55 euro. Krypometri fillimish ka kontrolluar faqen zyrtare të deputetes Bajrami nëse ajo ka shkruar një postim të tillë, por në faqen e saj nuk figuron ndonjë postim që shkruan “Kurti3”. Publikimi i saj i fundit është bërë më 28.10.2024, që përmban një fotografi të deputetes Bajrami dhe kryetares së degës së LDK-së në Han të Elezit, Kimete Kuka- Hasallari. Gjithashtu, Krypometri ka kontaktuar me deputeten Bajrami për të sqaruar nëse ajo ka shkruar një postim të tillë. Bajrami ka konfirmuar se postimi nuk është i vërtetë dhe se të njëjtin nuk e ka shkruar ajo. “S’është e vertetë. Absolutisht s’kam bërë postim të tillë. Ju lutem raportojeni, sepse është fake news, nuk e kam bërë unë këtë postim”- është shprehur Bajrami në një përgjigje për Krypometër. Pas konferencës së përbashkët të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, me ç’rast u njoftua se Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për punëtorët e sektorit publik në Kosovë nga janari i viti 2025, në rrjetin social Facebook, nisi një fushatë online nga përkrahës të Kurtit, të cilët përdorën hashtagun #Kurti3. Çlirim Gërbeshi, personi që ka publikuar fotografinë në të cilën pretendohet se është postim i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ka qenë kandidat për asamblist në komunën e Prishtinës, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Sipas rezultateve të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Gërbeshi nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë asambliste në Kuvendin Komunal. Hykmete Bajrami ka qenë ministre ndërsa tash është deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një ndër zërat më kritikues të Qeverisë Kurti. Jeta politike e Bajramit filloi kur u zgjodh deputete në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku shërbeu si anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa. Në qershor të vitit 2014, ajo u rizgjodh deputete e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ajo ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, Bajrami mori pozitën e ministres së Arsimit pasi u lidh koalicioni qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së. Këtë pozitë ajo e ka mbajtur deri në qershor të vitit 2020, kur më pas mori detyrën e ministres së Financave. Hykmete Bajrami aktualisht është kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kuvendin e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 09.02.2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software