About: http://data.cimple.eu/claim-review/1527bbc93bd8cb948a5e1f885819f09922dd07eb4caec987898caa5e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Burimi: global-news24hr.com Shtrembërimi i deklaratës së Haradinajt për “bashkimin me Shqipërinë” Deklarata Media “Online” (21.05.2021) – “Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj: Se kemi nijet me lut Serbinë! Më 2024 e kemi finalen “bashkimin me Shqipërinë” Vlerësimi Me kos Media “Online” ka shtrembëruar në titull deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka thënë “…ia sqarojmë Serbisë që të mos presë kompromise se s’e kemi nijet me shku kah kompromiset me Serbinë për ta marrë njohjen” dhe nuk ka thënë “se kemi nijet me lut Serbinë”. Po ashtu, Haradinaj është cituar të ketë thënë “më 2024 e kemi finalen “bashkimin me Shqipërinë”” ndërsa ai kishte deklaruar “pra 2024, nëse nuk janë hequr pengesat që i ka vu Serbia, atëherë ne do të kërkojmë aprovimin e tyre për referendum për bashkim në union me Shqipërinë”. Artikulli Media online me emrin “Online” ka shpërndarë një lajm me titull të rremë në lidhje me një deklaratë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për “bashkimin me Shqipërinë” dhe qasjen ndaj Serbisë. Kjo media, e cila emrin ne ueb-faqe e ka “global-news24hr.com”, në titull ka shkruar një deklarim të Haradinajt se “Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj: Se kemi nijet me lut Serbinë! Më 2024 e kemi finalen “bashkimin me Shqipërinë”. Por në fakt Haradinaj në atë qëndrim nuk e ka përmendur një gjë të tillë. Ndryshe nga titulli, artikulli i medias “Online” e ka deklaratën krejtësisht tjetër që kreu i AAK-së ka dhënë në emisionin “Debat” në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Gjithashtu, media në fjalë artikullin e ka publikuar më datë 21 maj 2021, ndërsa deklarimi i Haradinajt për atë çështje ka ndodhur më 9 shkurt 2021. Sipas videos zyrtare të Emisionit “Debat” të RTK-së, Haradinaj ka thënë “…ia sqarojmë Serbisë që të mos presë kompromise se s’e kemi nijet me shku kah kompromiset me Serbinë për ta marrë njohjen” dhe nuk ka thënë “se kemi nijet me lut Serbinë”. “Të gjithë duhet t’i japim mbështetje idesë së një referendumi për bashkim në union me Shqipërinë dhe një lloj afati kohor dhe presion kohor. Këtu i arrijmë dy qëllime, e para: ia sqarojmë Serbisë që të mos presë kompromise se s’e kemi njet me shku kah kompromiset me Serbinë për ta marrë njohjen, por e marrim respektin, njohjen e ndërsjellë, por ne vazhdojmë rrugës sonë, pra të referendumit. E dyta: i tregojmë edhe bashkësisë ndërkombëtare që kemi pritje kohore, pra kemi afate kohore për ta zgjidhur statusin ndërkombëtar”, kishte thënë ai në muajin shkurt. Në titullin e këtij artikulli të vendosur nga media “Online”, gjithashtu Haradinaj është cituar të ketë thënë “më 2024 e kemi finalen “bashkimin me Shqipërinë””. Por, kjo deklaratë është shtrembëruar në titull nga media “Online”. Haradinaj kishte deklaruar se nëse deri në 2024 nuk hiqen pengesat e vendosura nga Serbia atëherë do të kërkohet aprovimi për referundum për bashkim me Shqipërinë. “Ndryshe thënë tani edhe për Serbinë, situata është e qartë, ose do t’i heqim pengesat, ose ne do të bashkohemi me Shqipërinë, por edhe për aleatët tonë situata është e qartë se nëse deri në kohën e paraprarë, pra 2024, nëse nuk janë hequr pengesat që i ka vu Serbia, atëherë ne do të kërkojmë aprovimin e tyre për referendum për bashkim në union me Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e plotë të Haradinaj, dhënë në emisionin “Debat” në RTK. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software