About: http://data.cimple.eu/claim-review/153f19dc956c3cc6a756cdb117c202824548eb9655d9f372b3d510fc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Teori konspirative lidhur me Angela Merkel dhe Adolf Hitler Deklarata Alfred Cako: Angela Merkel vajza e Hitlerit, Obama nipi tij (VIDEO) Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Alfred Cako: Angela Merkel vajza e Hitlerit, Obama nipi tij (VIDEO)” është i rremë. Angela Merkel nuk është vajza e Adolf Hitlerit. Adolf Hitleri ka vdekur 9 vjet para se të lindte ish-kancelarja Angela Merkel. Adolf Hitleri vdiq më 30 prill 1945, ndërsa Merkel ka lindur më 17 korrik 1954. Artikulli Më 17 janar 2023 disa portale kanë rishpërndarë një shkrim të blicalb.com me titull “Alfred Cako: Angela Merkel vajza e Hitlerit, Obama nipi tij (VIDEO)” Shkrimi është shpërndarë nga faqe si: Fol Shqip, Rreth botës, Albania Today, Arena Shqip. Artikulli është ilustruar me një foto të Adolf Hitler me një vajzë të vogël si dhe fotografia e ish-kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, duke aluduarngjashmëri mes të dyjave në tiparin e mjekrës. Lajm i kësaj natyre konsiderohet si teori konspirative pasi nuk është i bazuar në fakte. Një fact-check lidhur me këtë teori është bërë edhe nga Reuters në gusht të vitit 2020. Adolf Hitleri ka vdekur 9 vjet para se të lindte ish-kancelarja Angela Merkel. Adolf Hitleri vdiq më 30 prill 1945. Angela Merkel ka lindur më 17 korrik 1954 dhe është e bija e Horst Kasner, pastor në një Kishë Protestante. Po ashtu, edhe pretendimi se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama është nipi i Adolf Hitler nuk qëndron. Obama u lind nga një nënë amerikane dhe baba kenian. Nëna e tij, Ann Dunham (1942–1995), ka lindur në Wichita, Kansas dhe ishte kryesisht me prejardhje angleze.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software