About: http://data.cimple.eu/claim-review/155bff698fe0469bba891e1648eaa06fc8fc5299fdded91e026fd5b6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fushë Kosova i vendos kamerat e sigurisë në qytet, pritet vendosja edhe e sistemit të zërimit Deklarata Burim Berisha (06.11.2020)- “Për herë të parë në Fushë Kosovë e kemi vendosjen brenda javës të kamerave të sigurisë në qytet” Ali Topalli (25.11.2020 )- “Kamerat janë vendosur, janë në procesin final, maksimumi i kohës është 15 dhjetori” Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Sipas premtimit të Kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha, kamerat e sigurisë në Fushë Kosovë janë vendosur. Kamerat janë funksionalizuar më 17 dhjetor, thuajse një muaj më vonë se premtimi i komunës si dhe pritet që të bëhet edhe funksionalizimi i sistemit të zërimit. Artikulli Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha në emisionin Jeta në Komunë, kishte premtuar se qyteti i kësaj komune do të mbulohet me kamera të sigurisë. I pari i kësaj komune premtimin për vendosjen e kamerave e ka bërë më 6 nëntor të këtij viti duke thënë se kamerat e sigurisë do të mbikëqyren nga Policia e Kosovës, pasi komuna nuk ka kapacitet që t’i mbikëqyr ato. “Për herë të parë në Fushë Kosovë e kemi vendosjen brenda javës të kamerave të sigurisë në qytet. Përgjithësisht qyteti do të mbulohet me to. Ne do t’ia dorëzojmë policisë sepse ne nuk kemi kapacitete me i mbikëqyr”, tha Berisha. Përveç këtij premtimi, Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, kishte thënë për KALLXO.com se kamerat pritet të vendosen dhe funksionalizohen më së largu më 15 dhjetor. “Kamerat janë vendosur, janë në procesin final, maksimumi i kohës është 15 dhjetori”, kishte thënë Topalli. Topalli ka konfirmuar se kamerat janë vendosur dhe janë funksionalizuar më 17 dhjetor. Ai ka shtuar se lidhur me këto kamera pritet të funksionalizohet edhe sistemi i zërimit. “Funksionimi i kamerave janë prej sot në funksion, ndërsa sistemi i zërimit bëhet deri në fundin e javës së ardhshme”, tha ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software