About: http://data.cimple.eu/claim-review/156508decd5892c56a800a796847fdfec87366cb00431ff414c2129a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nenad Rashiq - Foto: REL/Courtesy image Aktakuza për faljen e hidrocentraleve, Rashiq nuk dorëhiqet siç kishte premtuar Deklarata Nuk mund të paramendoj vetën, të qëndroj dhe të jem pjesë e parlamentit ose qeverisë e të kem aktakuzë. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Nenad Rashiq është duke u ballafaquar me akuzat e Prokurorisë Speciale për faljen e 4 hidrocentrale. Rashiq kishe deklaruar se do të jep dorëheqje nëse ndaj tij do të ngritët aktakuzë. Aktakuza është ngritur me 10 prill dhe ai ende nuk është dorëhequr. Aktakuza ende nuk është konfirmuar nga Gjykata. Deri në mbajtjen e seancës fillestare mund të shkojë edhe 1 muaj. Mbetet të shihet nëse pas konfirmimit të aktakuzës, Rashiqi do të dorëhiqet Artikulli Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë ndaj 4 ish-ministrave të qeverisë Thaçi 2 për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut. Njëri nga të akuzuarit është edhe Nenad Rashiq, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, në një intervistë për KALLXO.com, Nenad Rashiq kishte deklaruar se nuk ta paramendonte vetën të jetë pjesë e Qeverisë ose Parlamentit në rast se ka aktakuzë. “Nuk mund të paramendoj vetën, të qëndroj dhe të jem pjesë e parlamentit ose qeverisë e të kem aktakuzë. Kështu që nuk besoj”, kishte deklaruar Nenad Rashiq në një intervistë për KALLXO.com para zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019. KALLXO.com ka kontaktuar për dy ditë radhazi këshilltarin e kryeministrit, Nenad Rashiq, por i njëjti nuk ka dashur të jep përgjigje. Rashiq as nuk e komentuar aktakuzën e tij e as nuk është përgjigjur nëse do të jap dorëheqje. KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nëse Kryeministri Albin Kurti do të shkarkojë këshilltarin e tij, mirëpo ata nuk kanë pasur përgjigje në lidhje më këtë. Përveç Nenad Rashiqit që është pjesë e kabinetit Kurti, me të njëjtën aktakuzë përballet edhe deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. Rashiq në kohën për të cilën po përballet me akuzën e Prokurorisë Speciale ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar edhe me protesta privatizimin e KEK-ut. Në këtë aktakuzë janë të akuzuar 19 persona, në mes tyre, ish ministrat Besim Beqaj e Dardan Gashi, Ish drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj e të tjerë. Aktakuzë për ish-ministrat e ‘Qeverisë Thaçi 2’ për faljen e Hidrocentraleve
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software