schema:text
| - Përdorimi i fotografisë së sulmeve në Bagdad për bombardimet e NATO-s në Kosovë
Deklarata
Ata që duan të relativizojnë agresionin e NATO-s në vitin 1999 thonë se gjoja ishte drejtuar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe jo kundër Serbisë dhe popullit të saj
Vlerësimi
Rrenë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, në një postim të bërë në “Twitter” i ka ilustruar bombardimet e NATO-së në Jugosllavi me një fotografi të bërë në vitin 2003 në Bagdat të Irakut. Fotografia që ka përdorë Jeremiq nuk është bërë në Jugosllavi, në vitin 1999. Me 24 mars 1999, NATO kishte nisur operacionin ajrorë në Jugosllavi për të parandaluar krizën humanitare dhe luftën kundër qytetarëve të Kosovës. Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999 me nënshkrimin e kapitullimit të Jugosllavisë.
Artikulli
Më 24 mars 2023, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq ka publikuar në rrjetin social “Twitter” një fotografi për të kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 në Kosovë.
Jeremiq mbi këtë fotografi ka shkruar se “Ata që duan të relativizojnë agresionin e NATO-s në vitin 1999 thonë se gjoja ishte drejtuar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe jo kundër Serbisë dhe popullit të saj”.
Por, fotografia të cilën e ka publikuar Jeremiq nuk është nga bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, por është bërë në vitin 2003 në Bagdad të Irakut.
24 vjet më parë, më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së Jugosllavisë, pasi kishin dështuar gjitha tentativat e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje paqësore për ndaljen e luftës në Kosovë.
Pas tentativave të pasukseshme të diplomati amerikan, Richard Holbrook për zgjidhje paqësore, çështja e Kosovës i kishte kaluar NATO-së.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana e kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, gjeneralin Wesley Clark, që të nisë operacionet ajrore në Jugosllavi.
Fushata bombarduese që do të zgjaste 78 ditë fillojë më 24 mars 1999, në orën 20:00, ndërsa raketat e para ishin nisur nga Napoli i Italisë.
Liderë të ndryshëm botërorë deklaronin se kjo ndërhyrje e NATO-s ishte bërë për qëllime humane. Presidenti amerikan, Bill Clinton, më 24 mars 1999 kishte thënë se intervenimi po bëhej për të shpëtuar ekzistencën e shqiptarëve të Kosovës, nga regjimi i Millosheviçit.
Ish-Presindeti Bill Clinton, gjatë një vizite në Kosovë, kishte thënë se është krenar që ka ndaluar spastrimin etnik të Kosovës.
Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një ditë më herët, ishte nënshkruar edhe Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.
|