About: http://data.cimple.eu/claim-review/15f2b98ddf7c6dcfb2f4b85f409a6476e8625962ad10f9b38596cbd1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdorimi i imazhit të gazetares për shitje të produkteve të dyshimta Deklarata Gjinekologia e njohur zbuloi sekretin e shëndetit të femrave dhe largimit nga cistiti! Vlerësimi Rrenë Është e rreme përmbajtja e videos së shpërndarë me mbishkrimin “Gjinekologia e njohur zbuloi sekretin e shëndetit të femrave dhe largimit nga cistiti!. Dëshira e vazhdueshme për të urinuar, djegie në vende intime, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe erë e pakëndhsme e urinës. Kjo recetë e thjeshtë do t’ju shpëtojë nga të gjitha problemet.” Në këtë video është keqpërdorur fotografia e gazetares së emisionit Klinika 24, Doreada Mio, e cila është prezantuar si gjenekologe. Në këtë video nuk është treguar asnjë recetë për trajtimin e cistitit. Urologu Isa Haxhiu ka thënë se cistiti është pezmatim akut ose kronik i fshikëzës urinare, i cili duhet të trajtohet vetëm pasi i njëjti të dignostifikohet nga profesionistët përmes analizave. Artikulli Më 03.01.2025, faqja në Facebook Violeet (arkiva) ka publikuar një artikull rreth shërimit të cistitit. “Gjinekologia e njohur zbuloi sekretin e shëndetit të femrave dhe largimit nga cistiti!”- shkruan në titullin e këtij artikulli, megjithëkëtë nuk është publikuar emri i ndonjë gjinekologeje. “Dëshira e vazhdueshme për të urinuar, djegie në vende intime, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe erë e pakëndhsme e urinës. Kjo recetë e thjeshtë do t’ju shpëtojë nga të gjitha problemet”- shkruan në këtë artikull. Në këtë video është publikuar një fotografi në të cilën thuhet se është gjinekologia ajo e cila e ka rekomanduar një trajtim të tillë. Përmes kërkimit të fotografisë në PimEyes, Krypometër ka gjetur se personi në fotografi nuk është gjinekologe, mirëpo është gazetarja e emisionit Klinika 24, Doreada Mio. Kur klikon mbi këtë lajm, linku të dërgon te uebfaqja brhs.kavemaxt.sbs (arkiva), në të cilin është publikuar një artikull për keçapin dhe kombinimin e tij gjatë gatimit, mirëpo nuk ka asnjë informatë për problemet urinare dhe shërimin e tyre, si është paralajmëruar në postimin në faqen Violeet (arkiva). Krypometër ka kërkuar edhe informacione të tjera të kësaj faqeje, e cila është krijuar më 04.10.2021 dhe menaxherët e faqes janë nga SHBA, Ukraina dhe Filipinet. Çka është cistiti? Urologu Isa Haxhiu ka thënë se cistiti është pezmatim akut ose kronik i fshikëzës urinare. “Pezmatimi ndodh si rezultat i invadimit me bakterie, parazitë ose kërpudha, që zakonisht vijnë nga ambienti i jashtëm e rrallë nga një pezmatim i organeve fqinje të fshikëzës së urinës. Kontaminimi ndodh zakonisht nga zorra e trashë, e cila është e kontaminuar nga shkaktarët e sipërpërmendur. Më shpesh ndodh te gratë dhe te fëmijët, për shkak të kontaktit të afërm të uretrës (urinënxjerrësit) me zorrën e trashë. Ndodh edhe te meshkujt, por më rrallë dhe vjen e shpeshtohet pas moshës 50-60 vjeçare, për shkak të problemeve që në këtë moshë fillon të paraqesë prostata (urinimi i vështirësuar).”- ka thënë Haxhiu. Ai ka thënë se disa prej simptomave të cistitit janë: urinim i shpeshtë i përcjellë me djegësim, dhembje në fund të barkut, irritim i lëkurës dhe kruarje e organeve gjenitale (te gratë), ethe dhe temperaturë. Për trajtim të këtij problemi shëndetësor, Haxhiu rekomandon që të merret mendimi i mjekut i bazuar në rezultate të analizave. “Mënyra më e mirë e mjekimit është paraqitja sa më e hershme te mjeku dhe marrja e terapisë adekuate, pra paraprakisht të bëhet një urinokulturë me antibiogram, e cila na tregon për shkaktarin që e ka shkaktuar sëmundjen (izolimi i bakteries, parazitëve ose kërpudhave) dhe testimi në antibiotik (antibiogrami) duke zgjedhur barin adekuat për të luftuar shkaktarin.”- ka shtuar tutje Haxhiu. Ai ka thënë se mjekimi mund të zgjasë nga 7 deri në 14 ditë dhe nuk len pasoja. “Nëse nuk mjekohet si duhet, atëherë kjo mund të kalojë në një cistit kronik.”- ka shtuar urologu Haxhiu. Ai po ashtu ka këshilluar qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë telash të kësaj natyre, të drejtohen te mjeku kompetent, e jo të marrin barna pa konsulta paraprake. “Në kohën në të cilën po jetojmë, reklamimi i ‘barërave’ përmes internetit dhe rrjeteve sociale vërtetë shkakton një kakofoni. ‘Mjekimi’ për pacientët jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin, por edhe i rëndë për xhepin e pacientit, sepse ato në realitet nuk janë barëra adekuate, por suplemente të ndryshme, që janë edhe të shtrenjta edhe të paefektshme.”- ka këshilluar urologu Haxhiu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software