About: http://data.cimple.eu/claim-review/164f2157b27a2e71ba3b9670520b1966f84597846bdfadb0bae6983c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla Komuna e Vitisë bëhet me tri drejtoresha Deklarata Sokol Haliti: Unë besoj që deri në 40 për qind do të jenë gra në krye të drejtorive Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Sokol Halitit i janë dashurë një vit për t’i emëruar tri gra në krye të drejtorive. Dy drejtoresha kishin filluar punën vitin e kaluar, kurse drejtoresha e tretë është emëruar në fillim të vitit 2019. Haliti kishte premtuar se 40% apo 4 gra do t’i emërojë në krye të drejtorive. Haliti ende nuk e ka realizuar premtimin, mirëpo edhe ky veprim i tij duhet vlerësuar. Deri më tani vetëm Qendron Kastrati e Ramizë Lladrovci i kanë emëruar udhëhqësit e drejtorive në përputhje me kërkesat e Ligjit për Barazi Gjinore. Artikulli Në Komunën e Vitisë është emëruar edhe një drejtoreshë grua. Arlinda Sadiku, është emëruar drejtoreshë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Vitisë duke iu bashkëngjitur Fatbardha Eminit e cila është në krye të Drejtorisë së Arsimit dhe Majlinda Ostrogllavës, drejtoreshë e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë. Tashmë nga 10 drejtori sa janë në Komunën e Vitisë, tri prej tyre udhëhiqen nga gratë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte premtuar përballë Jeta Xharrës në “Debat Përnime” se këtë mandat ai do e rris numrin e drejtorive të udhëhequra nga gratë. Me emërimin e Arlinda Sadikut si drejtoreshët, numri i grave në krye të drejtorive është rritur në Komunën e Vitisë, por prapë se prapë nuk është numri që ishte premtuar nga kryetari Haliti. “Unë besoj që deri në 40 për qind”, kishte theksuar Haliti në “Debat Përnime”. Në mandatin e kaluar në Komunën e Vitisë vetëm Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi janë udhëhequr prej grave nga 10 drejtori sa ishin gjithsej. Ligji për Barazi Gjinore të Kosovës i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015 obligon që të ketë përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha institucionet përfshirë edhe ato vendimmarrëse. “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse” thuhet në nenin 6 pika 8 e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës. Qytetarët e komunës së Vitisë për të dytin mandat radhazi ia kanë besuar Sokol Halitit nga LDK. Ai në zgjedhjet e tetorit 2017 ka arritur të fitoj pa balotazh me 10 mijë e 764 ose 52,22 për qind të votave, duke lënë prapa Salih Salihun nga VV, Besim Halimin nga PDK dhe Faruk Nurën nga AAK.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software