About: http://data.cimple.eu/claim-review/1678cd03eadaca0cdadbd846c9d3f8442f8d326a47ff21c01a01290e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se Bujar Osmani është bërë me shtëpi nga ‘Jetimat e Ballkanit’ Deklarata Bujar Osmani bëhet me shtëpi të re Vlerësimi Rrenë Video me përshkrimin ‘Bujar Osmani bëhet me shtëpi të re’ është e fabrikuar. Në këtë video është përdorë zëri i Halil Kastratit në atë mënyrë që i është dhënë kontekst i rremë duke u përdorë një fotografi me kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Këshilltari i Bujar Osmanit ka thënë se i njëjti asnjëherë nuk ka pranuar donacion një shtëpi nga shoqata Jetimat e Ballkanit. Edhe nga kjo Shoqatë kanë thënë se postimi është i rremë pasi ata nuk i kanë dhuru shtëpi Osmanit. Artikulli Më 28 shkurt 2024, faqja në Facebook-ut ‘Busulla Politike’ (arkiva) ka publikuar një video me mbishkrimin: ‘Bujar Osmani bëhet me shtëpi të re’. Në video është fotografia e Halil Kastratit, udhëheqës i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” bashkë me kandidatin për president në Maqedoninë e Veriut, të koalicionit “Fronti Evropian”, Bujar Osmani. Në këtë video dëgjohet Halil Kastrati duke thënë: ‘Jemi në qytetin e Shkupit, po shkojmë ta vizitojmë një babë të lodhur nga varfëria, të lodhur edhe shpirtërisht. Shumë vite të tëra duke jetu në një vend shumë të ngushtë dhe pa kushte. Edhe na ka sjellë sot këtu në qytetin e Shkupit për ta vizitu edhe për t’ia dhënë lajmin se po bëhet me banesë të re”- thuhet në këtë video. Krypometër, përmes kërkimeve në “InVID” ka gjetur se zëri i Kastratit është shkëputur nga një video e realizuar nga OJQ ‘Jetimat e Ballkanit’ në qytetin e Shkupit më 13.05.2021. Në këtë video shihet Kastrati që në emër të Shoqatës i dhuron një shtëpi familjes së Isuf Bushit. Pra, në këtë video nuk i dhurohet shtëpia kandidatit për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Për ta konfirmuar këtë, Krypometri ka folur edhe me shefin e kabinetit të Bujar Osmanit, Memet Zhaku, i cili e ka demantuar këtë pretendim. “Sigurisht që nuk është e vërtet kjo. Fotoja është origjinale, është realizuar në vendin e punës së z. Osmanit në Klinikë por është bërë montazh dhe është fakenews. Kjo ka për qëllim dezinformimin dhe është pjesë e kampanjës së zezë”- thuhet në përgjigjen e Zhakut. Edhe nga OJQ bamirëse, ‘Jetimat e Ballkanit’, kanë thënë se një gjë e tillë nuk qëndron. “Nuk është e vërtetë që i kemi dhuru shtëpi, bile na ndihmoni me konfirmimin e këtyre lajmeve të rrejshme se po na dëmtojnë. Fotografia është realizuar më herët më duket para 4-5 vjetëve, por jo me këtë qëllim”- thuhet në përgjigjen e OJQ bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’. Bujar Osmani është kandidat për President të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni “Fronti Evropian”. Ai ishte emëruar ministër i Shëndetësisë në vitin 2008, ndërsa nga qershori i vitit 2017 emërohet si Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje Evropiane. Ndërsa, më 30 gusht 2020, Bujar Osmani ishte emëruar Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software