About: http://data.cimple.eu/claim-review/167b8650972e5145bd7b0692d43de60d706ed9165b5c2ddd7bb8ed71     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimet e rreme për çmimin e Abetares Deklarata çmimi i Abetares është 30 euro dhe çmimi i Abetares 27 Vlerësimi Rrenë Postimet se çmimi i Abetares është 30 euro dhe çmimi i Abetares 27 euro janë të pavërteta. Burime zyrtare nga Qeveria dhe kompania që ka ofruar librat kanë konfirmuar se Qeveria e Kosovës nuk ka blerë Abetare me këto çmime. Artikulli Më 21 gusht 2023 në faqen e Facebook-ut “Mbështetësit e Albin Kurtit” është shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Abetarja 30€ – 3.5€ Ari i tokës”. Një faqe tjetër në rrjetin social Facebook me emrin Sot news ka shpërndarë një material në të cilin thuhet se “Në Libraria Dukagjini, Abetarja shitet për 6 euro. E njejta libër shtetit nga e njejta librari ju ka shitë me çmim 27 euro”. Krypometri më 24.8.2023 ka verifikuar këto informacione. Fillimisht është kontrolluar nëse një informacion i tillë për çmimin e Abetarës është dhënë nga Ministria e Arsimit. Taulant Zhubi, asistent i zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi, i ka thënë Krypometrit se Ministria nuk ka dhënë informacione për çmimin e Abetares. “Ne nuk kemi dhënë në asnjë rast informacion se Abetarja ka kushtuar me çmime të tilla”- ka thënë Zhubi në një deklaratë të datës 24.8.2023. Krypometri ka kërkuar të dhëna nga MASHTI për çmimin e blerjes së Abetares që nga viti 2008, mirëpo MASHTI nuk ka ofruar të dhëna. Agim Bërdynaj ka mbajtur postin e sekretarit të MASHTI-t deri në vitin 2021. Ai në një prononcim për Krypometrin ka konfirmuar se Abetarja nuk është blerë asnjeherë me çmim prej 27 apo 30 euro. “Jo, nuk ka shans me këto çmime, maksimumi ka qenë 15 euro”- ka thënë Bërdynaj. Krypometri ka verifikuar informacionin edhe me kompaninë e cila ka prodhuar Abetaren. Shtëpia botuese “Dukagjini” është kompania që ka prodhuar Abetaren që nga viti 2007. Blerim Muhaxheri, drejtor i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka thënë për KALLXO.com se nga viti 2008 e deri në vitin 2023 vetëm kjo shtëpi botuese ka pasur kontratë për Abetaren. Muhaxheri ka ofruar listën e çmimeve të Abetares që janë blerë nga MASHTI ndër vite. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 Abetarja është kontraktuar me çmimin 15 euro. E njëjta është kontraktuar me këtë çmim pasi ka pasur një paketë në të cilën ka pasur edhe materiale shoqëruese si plastelinë, lapsa dhe materiale përcjellëse”- ka thënë Muhaxheri. Kërkesat e MASHTI-t në ndërkohë kishin ndryshuar dhe bashkë me to edhe çmimi. “Nga viti 2011 deri në vitin 2021 Abetarja është shitur me çmimin 5,94 euro. Në këtë çmim është Abetarja dhe fletorja e punës”- ka thënë Muhaxheri. Ndërkohë në vend është publikuar një Abetare e re, e cila shpërndahet edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Muhaxheri ka konfirmuar se çmimi për këtë Abetare që i është ofruar Ministrisë është 7,56 euro. Çmimet e librave të kontraktuar nga Qeveria u bënë temë debati pasi MASHTI po diskuton opsionet që të ofrojë para në vend të librave për nxënësit e vendit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software