About: http://data.cimple.eu/claim-review/16be75f5e4d2bcd9fba5fb6d8805f47035d56e6e719f53ff95e96481     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Kryptë për Urën mbi Ibër Deklarata Zyra e Mogherinit me datën 5 gusht 2016: “Ura do të hapet për gjithë trafikun më 20 janar 2017” Vlerësimi Rrenë e kryptë Deklarata e zyrës së Mogherinit vlerësohet si rrenë e kryptë për faktin se sot më 24 janar të vitit 2017 ura vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullim, ndërsa në pjesën veriore është ndërtuar një mur. Artikulli Bashkimi Evropian në gusht të vitit të kaluar kishte deklaruar se më 20 janar 2017, qytetarët mund të lëvizin lirshëm mbi urën e lumit Ibër. “Ura do të hapet për gjithë trafikun më 20 janar 2017”, ishte shkruar në deklaratën për media të Përfaqësueses së Lartë të BE- së Federica Mogherinit të datës 5 gusht t 2016. Deklarata e zyrës së Mogherinit vlerësohet si rrenë e kryptë për faktin se sot më 24 janar të vitit 2017 ura vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullim, ndërsa në pjesën veriore është ndërtuar një mur. Për më shumë, në këtë pjesë të Kosovës kanë dalë edhe probleme të tjera të këtij lloji. Ani pse rivitalizimi i urës kishte nisur në gusht të vitit të kaluar, në dhjetor 2016 në Mitrovicë u ngrit një mur në pjesën veriore të Mitrovicës. Liderët kosovarë janë zotuar se do ta largojnë këtë mur. Madje ekziston edhe një marrëveshje ndërmjet partive politike për ta rrënuar këtë mur brenda muajit janar. Rivitalizimi i urës është një investim i BE-së që pritet të kushtojë mbi 1.2 milion euro. Në anën tjetër, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Mustafa sot janë duke qëndruar në Bruksel, ku do të takohen me palën serbe për të diskutuar mbi çështjet e fundit që kanë ngritur tensionet ndërmjet dy shteteve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software