About: http://data.cimple.eu/claim-review/193b3f50fc12fbe40b715b1ff994d3b34206b6f44d81cb242e7e0a74     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Agim Veliu do të jetë kandidat në listën e AAK-së Deklarata Ekskluzive: Agim Veliu kandidat i AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Ekskluzive: Agim Veliu kandidat i AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit”- është i rremë. Agim Veliu nuk do të garojë për deputet në kuadër të Listës së koalicionit të udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në listën e kandidatëve të këtij koalicioni të publikuar më 11.12.2024 nuk figuron emri i Agim Veliut. Deputeti Veliu nuk do të garojë fare për deputet në këto Zgjedhje, pasi ai nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Veliu ka thënë se askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë atë nga LDK-ja. Artikulli Më 13.11.2024, në rrjetin social Facebook është publikuar një pretendim se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, do të jetë kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Zgjedhjet e 09.02.2025. Ky informacion me titull: “Ekskluzive: Agim Veliu kandidat i AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit”- është publikuar nga faqet: Drejt News (arkiva), Spacebuk (arkiva), Gazeta SCANNER (arkiva) dhe SCANNER Plus (arkiva) dhe Podujeva Sot (arkiva). Në të njëjtën ditë, më 13.11.2024 kishte reaguar edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili kishte shkruar se “një lajm i rremë i publikuar nga Indeksonline, se kinse unë do të jem në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale”. Ai kishte thënë se nuk e ka në plan ta braktisë Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Një lajm i tillë në kohë fushate, përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jashtë LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja. Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet.”- ka shkruar Veliu në Facebook. Për të verifikuar këto pretendime, Krypometër ka dërguar pyetje tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo asnjëra parti nuk ka kthy përgjigje në pyetjet e dërguara. Meqë, bazuar në rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, data e fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për Zgjedhjet e 09.02.2024 ishte 11.12.2024 në ora 23:59h, Krypometër ka pritur derisa janë finalizuar dhe janë bërë publike listat e të gjitha partive dhe koalicioneve për Zgjedhjet Parlamentare. Koalicioni “Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal”, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, e ka publikuar listën e kandidatëve më 11.12.2024. Në listën e prirë nga Ramush Haradinaj nuk figuron emri i deputetit Agim Veliu. Por, deputeti Veliu nuk është as në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aktivitetet politike të Agim Veliut Agim Veliu aktualisht është deputet në legjislaturën e tetë në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai po ashtu është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Emri i Agim Veliut ka qenë në vazhdimësi i përmendur në zhvillimet më të mëdha politike në Kosovë. Veliu ishte bërë pjesë e Kabinetit qeveritar me kryeministër Albin Kurti në kuadër të koalicionit LVV- LDK, pas Zgjedhjeve të 06.10.2019, Qeveri kjo e cila mori miratimin nga Kuvendi i Kosovës më 03.02.2020. Por, pak javë më vonë, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu u shkarkua nga kjo pozitë me vendim të kryeministrit të atëhershëm Albin Kurti. Krejt kjo situatë erdhi në kohën kur pandemia COVID-19 nisi të shtrihej edhe në Kosovë, përderisa Kurti arsyetoi vendimin e tij pas një deklarate të Veliut, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të infektimeve me COVID-19, qëndrim ky i njëllojtë me ish presidentin Hashim Thaçi. Si njëri nga zyrtarët më me ndikim në partinë e tij dhe person i afërt i kryetarit Isa Mustafa, Agim Veliu u bë “sebep”, që LDK të kërkonte prishjen e koalicionit me LVV, duke inicuar mosbesim ndaj Ekzekutivit, i cili rezultoi i sukseshëm më 25.03.2020, pas vetëm 50 ditëve në pushtet. Në vitin 2021, Veliu mbeti edhe jashtë Kryesisë së Partisë së tij. Deri në atë kohë ai mbante pozitën e Nënkryetarit të LDK. Në anën tjetër, karriera politike e Veliut është e lidhur ngushtë me LDK dhe Podujevën, vendlindjen e tij. Me profesion jurist, Veliu që nga viti 1990 ka qenë në pozita udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Podujevë, ku ai kishte qenë Kryetar. Në vitin 1998, ai u zgjodh si deputet në Parlamentin e Kosovës. Në Zgjedhjet e para pas luftës në vitet 2000, ai u zgjodh Kryetar i Kuvendit Komunal të Podujevës. Veliu ka qenë Kryetar i Podujevës nga viti 2000 deri në vitin 2002, në të cilën pozitë u rizgjodh në vitin 2002. Në vitin 2004, ai e kishte lënë pozitën e Kryetarit të Komunës, pasi Qeveria i kërkoi të merrte pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës. Në Zgjedhjet e vitit 2007 ai ishte deputet. Në Zgjedhjet lokale të vitit 2009 ai kandidoi për Kryetar të Komunës së Podujevës, në të cilat ai u zgjodh përsëri si Kryetar. Në Zgjedhjet e fundit amë 2017, ai gjithashtu fitoi Zgjedhjet lokale për pozitën e Kryetarit, për t’u larguar më 2020 që të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti. Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve parlamentare. Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre Zgjedhjeve. Koalicioni AAK–NISMA Më 17.01.2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate lidhën marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Kjo nuk është hera e parë që AAK dhe Nisma Socialdemokrate bëjnë koalicion. Në Zgjedhjet e vitit 2017, dy partitë patën nënshkruar koalicion parazgjedhor të cilit i ishte bashkuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke krijuar PAN që doli koalicioni fitues i Zgjedhjeve të atij viti. Në Zgjedhjet e fundit, të vitit 2021, Nisma Socialdemokrate nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, ndërsa AAK pati marrë 7.12% të votave, apo 8 deputetë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software