schema:text
| - Ndërlidhja e pasaktë e plagosjes me tensionet në veri
Deklarata
“Tensione sërisht në Mitrovicë me dy persona të plagosur”
Vlerësimi
Me kos
Video nuk ka asnjë informacion që tregon se ky rast lidhet me tensionet në veri, apo se plagosja ka ardhur si pasojë e problemeve ndëretnike. Në video tregohet se sipas Policisë motivet e këtij incidenti ende nuk dihen. Po ashtu, aty nuk bëhet i ditur nacionaliteti i të plagusurve e as i të dyshuarve.
Artikulli
Më 13 maj 2023, profili në rrjetin social ‘Tiktok’ me emrin ‘Albaniia News’ ka publikuar një video me një raportim për një incident në veri në të cilin kanë mbetur dy persona të plagosur.
Video e publikuar nga ‘Albaniia News’ është shoqëruar me mbishkrimin “Tensione sërisht në Mitrovicë me dy persona të plagosur”. Por video 27-sekondëshe nuk ka asnjë informacion që tregon se ky rast lidhet me tensionet në veri, apo se plagosja ka ardhur si pasojë e problemeve ndëretnike.
Raportimi i referohet një konfirmimi të zëdhënësit të Policisë për veri, Veton Elshani. Në video tregohet se motivet e këtij incidenti ende nuk dihen por që i dyshuari është identifikuar dhe Policia është në kërkim të tij. Po ashtu, aty nuk bëhet i ditur nacionaliteti i të plagusurve e as i të dyshuarve.
Tensionet e fundit para 16 majit në veri janë regjistruar në dhjetor të vitit 2022 kur serbët kishin vendosur barrikadat. Si përgjigje ndaj kësaj, ishte vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të mbaheshin më 23 prill 2023.
Të premten, më 26 maj 2023, situata në veri është tensionuar derisa Policia e Kosovës ka asistuar gjatë hyrjes së kryetarëve të rinj në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pas kundërshtimit të protestuesve serbë. Më 29 maj 2023,
KFOR ka njoftuar se 30 pjesëtarë të saj janë plagosur dhe lënduar gjatë përleshjes me protestuesit në Zveçan më 29 maj 2023. Derisa mediat serbe, duke iu referuar një deklarate të drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë, më 29 maj kanë thënë se më shumë se 53 persona kanë lëndime të ndryshme nga bombat shokuese, gazi lotsjellës dhe goditjet.
|