About: http://data.cimple.eu/claim-review/1a0af2ed0af3b9521e08d96d6b3260c9fe0071dc7fbaf7f75a58dbf8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar që rrejshëm paraqitet një sulm ndaj Edi Ramës Deklarata Video në të cilën shihet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa sulmohet derisa ishte duke e mbajtur një fjalim Vlerësimi Rrenë Video në të cilën shihet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa sulmohet derisa ishte duke e mbajtur një fjalim është e fabrikuar. Video është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, pasi në realitet Kryeministri Rama nuk ishte sulmuar gjatë fjalës se tij në një aktivitet përkujtimor kushtuar jetës dhe trashëgimisë së Arben Xhaferit. Në videon e plotë të këtij aktiviteti, Rama nuk ishte sulmuar dhe policia nuk kishte ndërhyrë. Artikulli Më 26.12.2024 një profil në Facebook publikoi një video (arkiva & arkiva) në të cilën shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa sulmohet derisa ishte duke e mbajtur një fjalim. Kjo video ka marrë 1.1 milionë shikime, 2.800 reagime dhe mbi 400 komente. Për të verifikuar këtë video, Krypometër fillimisht ka analizuar pamjet e paraqitura në këtë video dhe vërehet se fytyra e Kryeministri Rama deformohet gjatë lëvizjes së videos, një nga gabimet që bëhen gjatë realizimit të videove të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI). Përveç kësaj, Krypometër ka gjetur se pamja e Edi Ramës në foltore është marrë nga një paraqitje e tij më 10.12.2024 në natën përkujtimore në nderë të mendimtarit dhe politikanit Arbën Xhaferi, që frymëzoi breza me vizionin e tij për një Shqipëri të vetëdijshme dhe institucionale. Pjesëmarrjen e Edi Ramës në këtë event e kishte publikuar edhe faqja zyrtare e qeverisë së Shiqpërisë dhe profili i Ramës në Facebook. Në videon e plotë nga kjo ngjarje nuk shihet asnjë sulm ndaj Ramës dhe nuk kishte as intervenim të policisë. “Kryeministri Edi Rama mori pjesë sonte në një aktivitet përkujtimor kushtuar jetës dhe trashëgimisë së Arben Xhaferit, vizionarit dhe politikanit të shquar shqiptar. I organizuar nga të rinjtë e fondacionit që mban emrin e tij, ky tubim mblodhi përfaqësues politikë nga të gjitha trojet shqiptare.”- thuhet në njoftimin e qeverisë. Rama gjatë pjesëmarrjës në këtë akademi përkujtimore, në fjalimin e tij nga foltorja ishte shprehur se është i lumtur që dëshira e të rinjve dhe të rejave të fondacionit ‘Arben Xhaferi’ është bërë realitet. “Ata ishin të etur për të organizuar këtë aktivitet, i cili, nga sa di unë, fillon sonte me këtë mbrëmje përkujtimore dhe më pas vazhdon me disa faza të tjera”- kishte thënë Rama. Krypometri po ashtu ka kontrolluar edhe lajmet e publikuara më 10.12.2024 nëse ka pasur raportim për sulm të tillë ndaj kryeministrit të Shqipërisë dhe nuk është gjetur diçka e kësaj natyre.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software