About: http://data.cimple.eu/claim-review/1a324c18561386498a8c77e4f642ae60444d2df694f50d566a79fd15     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar për liberalizim të vizave Deklarata Aloo pardje ka ndodhë Vlerësimi Rrenë Video me mbishkrimin “Aloo pardje ka ndodhë” është e manipuluar. Krypometër ka gjetur se pamjet janë marrë (arkive) nga vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ të bërë më datë 01/01/2024, ndërsa zëri është i Ramush Haradinaj nga një intervistë që i njëjti ka dhënë më 23 mars 2018. Artikulli Më 2 janar 2024 faqja në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” (arkive) ka postuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa flet në telefon të stafit të ekuipazhit në një aeroplan, derisa i është vënë mbishkrimi “Aloo pardje ka ndodhë”. Krypometër përmes kërkimeve në rrjetet sociale dhe në internet ka gjetur se video është e manipuluar duke i kombinuar pamjet dhe zërin nga dy burime të ndryshme. Krypometër ka gjetur se pamjet janë marrë (arkive) nga vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ të bërë më datë 01/01/2024 kur qytetarët e Kosovës morën të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen. “Ky nuk është kapitetni juaj, por kryeministri juaj. Fillimisht urime vitin e ri, sot është dita e parë e vitit 2024, por njëkohësisht është edhe dita e parë e udhëtimit pa viza”- deklaron Kurti në telefonin brenda avionit. Krypometër, pas kërkimeve në internet, ka gjetur se zëri që është vendosur në këtë video është marrë nga deklarimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në RTV21, më 23 mars 2018. “Liberalizimi ka ndodhur pardje, ka ndodhë- pjesa e mbetur e punëve do kryen”- deklaronte Haradinaj në atë intervistë. Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software