About: http://data.cimple.eu/claim-review/1a559dec64b866bb1dfbc2be4bb4ecf4f474864cd414cf4bc1ac638a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rrejshëm se një produkt rikthen shikimin për 7 ditë Deklarata Rikthen shikimit në 7 ditë Vlerësimi Me kos Postimi “Rikthen shikimit në 7 ditë”- është i rremë. Edhe pretendimi tjetër se i njëjti trajton “problemet e shikimit dhe ju lejon të rivendosni shikimin perfekt në çdo distancë. Shikim perfekt në 1 muaj”- nuk është i bazuar në fakte. Oftamologu Ardian Shabani thotë se pretendimi se shikimi rikthehet për 7 ditë është “është absurd” dhe se një gjë e tillë nuk është e mundur. Oftamologu Ermal Dida thotë se zakonisht shikimi i humbur nuk mund të rikthehet. Sipas Didës, në rast se humbja e shikimi ka ardhur për arsye të perdes, atëherë pas operacionit kthehet. Artikulli Më 09.08.2024 faqja në Facebook ‘Your Health’(arkiva) ka publikuar një informacion se gjoja një produkt “rikthen shikimit në 7 ditë’. “Është një ilaç 100% natyral që trajton problemet e shikimit dhe ju lejon të rivendosni shikimin perfekt në çdo distancë. ✅ Shikim perfekt në 1 muaj,✅ Nuk keni më nevojë për syze,✅ Lehtëson tensionin dhe dhimbjen në sy,✅ Mirupafshim miopi, katarakte dhe glaukoma”- thuhet në këtë postim. Kur klikon mbi këtë lajm të dërgon tek ueb-faqja ocaps.lijyr.com/(arkiva), në të cilën gjendet vetëm produkti që pretendohet se rikthen shikimin në vetëm 7 ditë, e i cili quhet “O Caps” dhe kushton 39 euro. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e ilaçeve që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për t’u shitur dhe tregtuar në Kosovë, por në listën e produkteve me autorizim marketingu të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale nuk është “O Caps”. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. A mund të rikthehet shikimi për vetëm 7 ditë? Një nga pretendimet e bëra në postimin e faqes ‘Your Health’(arkiva) është se përdorimi i këtij produkti bën që të rikthehet shikimi për vetëm 7 ditë. Krypometër ka biseduar me disa specialistë për të parë nëse është e mundur që secili i verbër të kthejë shikimin për vetëm 7 ditë. “Kjo gjë është absurde, nuk është e mundur”- ka thënë oftamologu Ardian Shabani kur është pyetur nga Krypometër nëse mund të rikthehet shikimi për vetëm 7 ditë. Ndërsa oftamologu Ermal Dida ka thënë se zakonisht shikimi i humbur nuk mund të rikthehet. Ai ka thënë se ka raste kur kthehet shikimi, por vetëm pas operacionit. “Zakonisht jo, nëse është shikim i humbur nuk kthehet. Nëse humbja është për arsye perde atëherë pas operacionit kthehet, pra e gjitha varet për cilën arsye ka ardhur deri tek humbja e shikimit”- tha Dida, ndërsa ka rekomanduar që të mos përdoren ilaçe për këtë gjë pa rekomandim të mjekut. “Rekomandimi im është që kursesi të përdoren terapi për sy pa u konsultuar me oftamologë”- shtoi ai. Kryepometër ka pyetur specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha, i cili ka thënë se “O Caps” është suplement e jo ilaç. “O’Caps është supliment apo shtesë ushqimore dhe jo ilaç trajtimi”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software