schema:text
| - Lajmi pjesërisht i rremë për përfitimin e 56 mijë eurove për jetesën në Zvicër
Deklarata
“Oferta tunduese: A doni të jetoni në Zvicër? Të japin 56 mijë euro…!”.
Vlerësimi
Me kos
Në titullin e artikullit thuhet “Oferta tunduese: A doni të jetoni në Zvicër?”, duke mos treguar se për kë është oferta. Por brenda artikullit përpos kritereve të tjera, kriter është që të interesuarit duhet të jenë shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Pra, oferta nuk është për të interesuarit që nuk kanë qëndrim të përhershëm në Zvicër.
Artikulli
Më 11 mars 2023, faqja e internetit “fakte.buzz”, ka publikuar një artikull me titullin “Oferta tunduese: A doni të jetoni në Zvicër? Të japin 56 mijë euro…!”.
Në titullin e artikullit thuhet se “Oferta tunduese: A doni të jetoni në Zvicër?”, duke mos treguar se për kë është oferta. Por brenda artikullit përpos kritereve të tjera, kriter është që të interesuarit duhet të jenë shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Pra, oferta nuk është për të interesuarit që nuk kanë qëndrim të përhershëm në Zvicër.
“Së pari, banorët që synojnë të vendosen për të jetuar aty duhet të jenë nën moshën 45-vjeçare. Duhet të jeni shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Nëse jeni një shtetas nga vendet e BE, SHBA, Kanadaja, apo vende të tjera, atëherë duhet të jetoni të paktën 5 vite në Zvicër për të marrë leje qëndrimi të kategorisë C, të përhershme” – vazhdon artikulli.
Po ashtu, artikulli nuk i referohet asnjë burimi apo institucioni se kush e ka bërë ofertën.
I njëjti artikull më pas është shpërndarë edhe në disa faqe të Facebook-ut si: “Lajmi Fundit”, “Info24.al”, “Jugulajm”, “VisionPress”, “04 Online”, “Autochthonous”, “TetovaOnline”, “Gazeta Stilografi”, “Gazeta ALB”.
|