About: http://data.cimple.eu/claim-review/1aee3233ea545f9454a01ec6a9181f2c51a88e908422a13af3943fd1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Promovimi i kremërave për shërim të këpurdhave përmes mjekëve fiktivë Deklarata Si e kam shpëtuar kërpudhave në këmbë në moshën 56 vjeç – shpejt dhe lirë, madje edhe unë u çudita! Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Si e kam shpëtuar kërpudhave në këmbë në moshën 56 vjeç – shpejt dhe lirë, madje edhe unë u çudita!” është i bazuar në fakte të rrejshme. Në këtë artikull janë cituar mjekë fiktivë, të cilët janë janë në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës. Fotografitë që janë përdorë në këtë artikull nuk i përkasin personave të cituar, mirëpo të njëjtat janë të publikuara në internet për qëllim të ilustrimit. Artikulli Më 29 janar 2024, faqja e internetit ‘KNIFE’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Si e kam shpëtuar kërpudhave në këmbë në moshën 56 vjeç – shpejt dhe lirë, madje edhe unë u çudita!” Tutje në artikull thuhet “mos shpenzoni para për kremra të pavlefshëm! Ekziston vetëm një ilaç që shkon direkt nën thonj dhe thaj kërpudhat brenda vetëm 2 muajsh”. Në këtë artikull personazh është një 50 vjeçar me emrin Endrit Vokshi, i cili rekomandon një kremë që shëron këpurdhat për dy muaj. Krypometri ka verifikuar edhe fotografinë për të cilën në artikull thuhet se është Endrit Vokshi. Nga kërkimet përmes ‘Google lens’, na dërgon tek një ueb i modifikuar me logo të njëjtë si të gazetës spanjolle online ‘El Mundo’. Artikulli është publikuar në gjuhen spanjolle, por aty protagonist është “Alejandro Castro”. Krypometër ka verifikuar gjithashtu se kjo ueb faqe është false sepse në cilëndo kategori që klikon të dërgon tek artikulli i njëjtë me titull, “Cómo me deshice del hongo en mis pies a los 56 años, rápido y barato, ¡me sorprendió!”. Krypometër ka kërkuar në Google ueb faqen e gazetës spanjolle, ‘El Mundo’, e cila hapë çdo kategori në të cilën klikon. Ndërsa, pas kërkimeve në Yandex, rezulton se e njëjta fotografi është përdorë në artikuj të ndryshëm për të ilustruar një burrë rreth të 50-tave. Krypometri ka verifikuar nëse ky krem është pjesë e Listës së produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës. Produkti ‘Mucoped’, nuk është pjesë e kësaj liste. Krypometri ka kontrolluar nëse ky ilaç rekomandohet nga dermatologët në Kosovë dhe nëse i njëjti shitet nëpër farmaci. Në një përgjigje për Krypometër, drejtori i Klinikës së Dermatovenerologjisë, Enver Krasniqi, ka thënë se nuk e njeh produktin ‘Mucoped’. “Si dermatolog, këtë bari për herë të parë po e shoh. Nuk kam njohuri për të dhe ne i rekomandojmë vetëm produktet që janë në listën esenciale të barnave”- ka thënë për Krypometër Dr. Krasniqi. Krasniqi më tej ka thënë se ka biseduar edhe me kolegjiumin profesional të dermatologëve në këtë klinikë lidhur me këtë produkt. “Unë në mbledhjen që e pata me kolegjiumin profesional të dermatologëve, i pyeta rreth këtij produkti nëse kanë njohuri. Ata më thanë që nuk e kanë parë asnjëherë këtë ilaç”- ka thënë për Krypometër, Dr. Krasniqi. Artikulli citon edhe doktor Luan Berishën, si doktor i shkencave mjekësore. Krypometër ka kërkuar edhe te Oda e Mjekëve të Kosovës nëse Luan Berisha është në listë. Në listën e anëtarëve të Odës së Mjekëve të Kosovës, nuk bën pjesë asnjë doktor me emrin Luan Berisha. Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e përfaqësimit profesional të mjekëve, e cila mbron etikën dhe deontologjinë mjekësore.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software