About: http://data.cimple.eu/claim-review/1b120ee8d2d68ddc0186089848b60a744d8118efbb831959f3093ca2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Thaçi nuk ka dhënë deklarata nga burgu i Hagës për Kurtin dhe shokët e luftës Deklarata Eksklusive Hashim Tahqi nga burgu prononcohet për Kryeministrin Albin Kurti: “Nuk kam dëgjuar për gjykatën speciale i morra në qaf edhe shokët e mi të luftës më fal Albin dhe gjith populli i Kosovës Vlerësimi Rrenë Postimi “Eksklusive Hashim Tahqi nga burgu prononcohet për Kryeministrin Albin Kurti: “Nuk kam dëgjuar për gjykatën speciale i morra në qaf edhe shokët e mi të luftës më fal Albin dhe gjith populli i Kosovës”- është i rremë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thënë një gjë të tillë. Kjo është konfirmuar nga ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami. E zëdhënësi i Gjykatës Speciale ka thënë se nuk kanë dhënë leje që Thaçi të ketë deklarime publike apo për media. Artikulli Më 26.08.2024 fnjë profil në Facebook ka publikuar (arkiva & arkiva) një video në të cilën shihet fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ajo e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. E njëjta është publikuar së bashku me përshkrimin: “Eksklusive Hashim Tahqi nga burgu prononcohet për Kryeministrin Albin Kurti: “Nuk kam dëgjuar për gjykatën speciale i morra në qaf edhe shokët e mi të luftës më fal Albin dhe gjith populli i Kosovës”. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht ka kërkuar në internet nëse është publikuar nga ndonjë media një deklarim i tillë i ish-presidentit Hashim Thaçi, po nuk është hasur ndonjë lajm apo postim në rrjetet sociale. Hashim Thaçi ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryesues i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Rambuje, nga 6 deri më 22 shkurt 1999. Prandaj, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Gjykatës Speciale, Michael Doyle, pasi të burgosurit mund të bëjnë deklarime publike vetëm me leje të Gjykatës. Zëdhënësi Doyle tha se sipas Rregullave të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, i paraburgosuri nuk duhet të komunikojë me mediat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, pa miratimin paraprak të Sekretarit të DSK-së. Ai ka thënë se Gjykata nuk ka dhënë leje që Thaçi të bëjë deklarime për media. “Nuk ka asnjë vendim publik nga Administratori në lidhje me postin për të cilin ju pyesni”- tha Doyle. Administratori është autoriteti më i lartë administrativ i gjykatës dhe është në krye të shërbimeve mbështetëse gjyqësore nëpërmjet të cilave u mundëson Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjithë mbështetjen e nevojshme ligjore dhe operative. Tutje Krypometër ka kontaktuar me ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami. Ai ka thënë se një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga ana e ish-presidentit. “Jo! Këtë asnjëherë nuk e ka thënë presidenti Thaçi. Është dezinformatë”- tha Behrami. Rregullat e Gjykatës Në statutin e Dhomave të specializuara bëhet e ditur se në parim proceset janë publike përveçse kur nevojitet të kryhen në seancë private ose të mbyllur për arsye të mbrojtjes së dëshmitarëve, viktimave ose informacionit konfidencial. Për faktin se seancat janë publike, pamjet e të akuzuave mund të merren dhe të përdoren më pas për ilustrim të shkrimeve të ndryshme. Selia e Gjykatës Speciale u vendos në Hagë në mënyrë specifike për shkak të drojës nga frikësimi i dëshmitarëve, “marrë parasysh që bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për shkak se të dyshuarit e mundshëm, nga pjesë të caktuara të shoqërisë së Kosovës mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, kishte deklaruar Qeveria e Holandës qysh në vitin 2016, kur mori vendimin e saj për ta vendosur këtë gjykatë në këtë shtet. Në nëntor 2023 u bë e ditur se Gjykata kishte vendosur të kufizojë përkohësisht komunikimet dhe vizitat me të akuzuarit për të shmanguar ‘dëmtimin e procesit’, me përjashtim të ekipit mbrojtës. “Regjistrimet tregojnë se Thaçi ka abuzuar vazhdimisht me vizita jo të privilegjuara, ka dhënë udhëzime se si dëshmitarët duhet të dëshmojnë dhe i ka udhëzuar vizitorët të kontaktojnë me dëshmitarët në emër të tij”- shtohet në parashtrimin e prokurorisë. Gjykata kërkoi pezullim të komunikimeve jo të privilegjuara, përfshirë vizitat [personalisht apo me zoom], telefonatat, komunikimet me shkrim, si dhe kërkoi monitorim aktiv të të gjitha komunikimeve që mund t’i bëjnë të akuzuarit. Hashim Thaçi ka qenë lider i delegracionit të Kosovës në bisedimet në Rambuje. Pas luftës, Thaçi ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, pozitë që e mbajti deri në vitin 2014. Më 26.02.2016, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Ai nuk arriti të çojë deri në fund mandatin e presidentit, pasi më 05.11.2020 u transferua në Hagë, me urdhër të Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, ku ende është duke vazhduar procesi gjyqësor. Më 3 prill 2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Themelimi i këtij institucioni u bë nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software