About: http://data.cimple.eu/claim-review/1b3792365912aae33c55cef2509e254d18e8704970bb7b285b965c1f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Hoxhaj ndërron deklaratën për vaksinimin e popullatës, një herë 50 e një herë 70 për qind Deklarata Enver Hoxhaj(04.02.2021)- ” Kemi plan që ta vaksinojmë gjysmën e popullatës vetëm gjatë vitit 2021″ Enver Hoxhaj (07.02.2021)- “Në tërë Republikën e Kosovës gjatë vitit 2021, ne do të vaksinojmë 70% të popullatës” Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Brenda një jave, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka ndryshuar shifrat e vaksinimit që sipas tij do të bëheshin nën qeverisjen e tij nëse fiton zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa njëherë tha se brenda vitit 2021 do të vaksinohet gjysma e popullatës, tre ditë më pas ai e rriti këtë shifër në 70 për qind të popullatës. Artikulli Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka dhënë dy deklarata të ndryshme sa i përket vaksinimit të popullatës, nëse ai e siguron karrigen e kryeministrit nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Hoxhaj ka dhënë dy deklarata të ndryshme në lidhje me vaksinimin, në tubimet zgjedhore në Gjakovë dhe Ferizaj. Në Gjakovë, Hoxhaj ka premtuar se nëse zgjidhet kryeministër do të vaksinojë gjysmën e popullsisë , ndërsa në Ferizaj ka thënë se do të vaksinojë 70% të popullsisë në Kosovë. Në të dy rastet, Hoxhaj ka thënë se këtë do ta bëjë brenda vitit 2021. “Ne jemi të interesuar po ashtu që të merremi me shëndetësinë dhe kemi plan që ta vaksinojmë gjysmën e popullatës vetëm gjatë vitit 2021. E kemi hartën e saktë, i dimë vendet e qendrave të testimit, i dimë vendet e qendrave të vaksinimit dhe brenda 100 ditëshit të parë, jo vetëm që do ta sigurojmë vaksinën, por brenda vitit 2021 do ta vaksinojmë gjysmën e popullatës së Kosovës, ndërsa në vitin 2022 do të vazhdojmë me pjesën tjetër të popullatës”, ka thënë Hoxhaj në Gjakovë, më 4 shkurt. Ndërsa në Ferizaj, Hoxhaj i ka shtuar edhe 20%, duke thënë se do të vaksinojë 70% të popullsisë së Kosovës, brenda vitit 2021. “Ne po ballafaqohemi me një situatë të virusit, të pandemisë ku edhe më tutje po merr jetë njerëzish dhe ne jemi e vetmja parti që e ka hartë të qartë se si do të ndodhë vaksinimi dhe jo vetëm që do ta sjellim vaksinimin, jo vetëm që do të ketë në Ferizaj qendër të vaksinimit, por në tërë Republikën e Kosovës gjatë vitit 2021, ne do të vaksinojmë 70% të popullatës. Ju po pyetni pse nuk ndodh kjo, sepse ky vend nuk ka qeveri moti, ka qeveri në detyrë, por nuk ka qeveri. Sepse është detyrë e kryeministrit për me e siguru vaksinën, nuk është detyrë e Spitalit të Përgjithshëm”, ka thënë Hoxhaj më 7 shkurt. Projekti “Rritja e standardeve të gazetarisë përmes kontrollimit të fakteve” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Internews Kosova/KALLXO.com dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo apo Fondacionit për Informim, Media, Dialog dhe Edukim (KosovaLive/KIMDE).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software