About: http://data.cimple.eu/claim-review/1b3e118601c9b74da470d6365be3bbbc473481022ec8447c946cf75c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Infografika e rreme për bisedën në mes të Albin Kurtit dhe Mimoza Kusari-Lilës Deklarata “Alo zemlajk, a fole me Radoiçiqin?” dhe Kusari- Lila të ketë thënë “Da, da” që në gjuhën shqipe i bie “Po, po” Vlerësimi Rrenë Postimi që pretendon për një biesedë në mes të Kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes Mimoza Kusari- Lila është i rremë. Nuk është ofruar asnjë dëshmi që Kurti i ka thënë Kusari- Lilës “Alo zemlajk, a fole me Radoiçiqin?” dhe Kusari- Lila të ketë thënë “Da, da” që në gjuhën shqipe i bie “Po, po”. Deputetja Kusari- Lila ka thënë se ky postim është i rremë. Përmbajtjen e bisedës e ka mohuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Artikulli Më 03.06.2024 faqja në Facebook “Prishtina” (arkiva) publikoi një fotografi të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Fotografia kishte mbishkrimin “ZdraVVo”, ndërsa mbi të është vendosur një bisedë e supozuar në mes të Kusari-Lilës dhe Kurtit. Në këtë postim supozohet që Kurti ka thënë “Alo zemlajk, a fole me Radoiçiqin?”, ndërsa Kusari-Lila citohet të ketë thënë “Da, da” që në gjuhën shqipe i bie “Po, po”. Ky postim nga faqja Prishtina është bërë në ditën kur në media në Kosovës është publikuar një përgjim përmes të cilit pretendohet se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me Milan Radoiçiq, ish-nënkryetarin e Partisë Lista Serbe. Krypometër më 20.06.2024 ka kontaktuar me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të verifikuar nëse ajo ka zhvilluar një bisedë më kryeministrin, Albin Kurti. “Jo, është tërësisht e rreme ky pretendim”- thuhet në përgjigjen e Mimoza Kusari-Lilës dhënë për Krypometër. Manxhuka e kishte bërë një postim më 04.06.2024, vetëm një ditë pas publikimit të inçizimit të bisedës së Mimoza Kusari- Lila dhe Milan Radoiçiqit. “Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”- ka shkruar Manxhuka. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se postimi që pretendon se Kurti e Kusari-Lila ka folur rreth bisedës së Milan Radoiçiqit është i rremë. “Nuk është e vërtetë, ky është një lajm i rremë”– ka thënë Përparim Kryeziu më 20.06.2024 për Krypometër. Mimoza Kusari-Lila është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Pas publikimit të inçizimit të parë në vitin 2023, Kursari- Lila kishte thënë se biseda ishte bërë me qëllim të miratimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare. Milan Radoiçiq ka qenë nën-kryetar i Partisë Lista Serbe, e cila ka qenë pjesë e qeverive të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2014. Radoiçiq ishte i kërkuar për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Radoiçiq, në vitin 2024 ishte përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese duke vrarë rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës. Policia e Kosovës i ka sekuestruar disa prona të Millan Radoiçiq, duke përshirë villën e ndërtuar buzë liqenit të Ujmanit. Më 12.01.2024 policia e Kosovës pati patrulluar në liqenin e Ujmanit, duke nisur nga vila e Millan Radoiçiq, personi që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software