About: http://data.cimple.eu/claim-review/1b88e5b504ef2fcd795f48e8d53db5da50600665cc50bf4739d1a9d2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se gishtat e rrudhur nga uji janë shenjë për mpikësje të gjakut Deklarata Ju bëhen gishtat kështu kur i fusni në ujë? Tregon diçka tronditëse Vlerësimi Me kos Titulli dhe artikulli “Ju bëhen gishtat kështu kur i fusni në ujë? Tregon diçka tronditëse” kanë pretendime të rreme. Artikulli është ilustruar me një fotografi të duarëve më lekurë të rrudhur pasi të njëjtat kanë qëndruar në ujë për një kohë të gjatë, duke pretenduar rrejshëm se e njëjta tregon probleme me mpikësje të gjakut e për rrjedhojë edhe rrezikun për sulm në zemër. Specjalistët e mjekësisë së përgjithshme dhe kardiologët thonë se ndryshimi i formës së lekurës së dorës pas qëndrimit në ujë nuk është tregues për probleme shëndetësore e as për sinjal për rrezik nga sulmi në zemër. Artikulli Më 02.05.2024 faqja në Facebook ‘Gazeta Rich Shqip’(arkiva) ka publikuar një artikull me titull: Ju bëhen gishtat kështu kur i fusni në ujë? Tregon diçka tronditëse / lexo lajmin e plote ne koment. I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘xnews7.com’(arkiva). Në artikull rekomandohet një mënyrë se si të bëhet identifikimi i sëmundjeve eventuale që mund t’i ketë një person në trup. “Mbushni një gotë me ujë të ftohtë. Zhysni në të majat e gishtav e të dorës dhe lërini për 30 sekonda. Kjo do t’ju tregojë nëse jeni të shëndetshëm apo keni probleme shëndetësore. Nëse gishtat tuaj marrin një ngjyrë të bardhë në blu, atëherë ju keni probleme me qarkullimin e gjakut”- thuhet në arrtikull. Për të ilustruar këtë pretendim, kjo faqe ka publikuar edhe pamjet e duarëve që kanë qëndruar në ujë. Për të verifikuar këto prentendime, Krypometër ka biseduar më dy specialistë të mjekësisë së përgjithshme dhe një kardiolog. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, ka thënë se pretendimet që janë bërë në këtë artikull nuk janë të bazuara në shkencë. Ai ka thënë se këto pretendime mund të shkaktojnë panikë pasi lëkura e secilit person mund të pësojë ndryshime nëse për një kohë të gjatë mbahen duart në ujë. “Të gjithë njerëzve u bëhen gishtat kështu kur qëndrojnë në ujë. është e natyrshme dhe nuk tregojnë për ndonjë problem shëndetësor”- ka thënë Sylejmani. Për këtë, gjithashtu Krypometri ka pyetur edhe drejtorin e QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashin, i cili ka thënë se rrudhja e lëkurës se duarëve pas një qendrimi të gjatë në ujë nuk është tregues për ndonjë sëmundje. “Mendimi im profesional dhe njohuritë që i kam thonë se nuk mundet me qenë tregues për ndonjë sëmundje”- tha Gashi për Krypometër. Në artikull është thënë se përmes një testimi të thjeshtë, pra duke i futur duartë në ujë mund të zbulohen problemet me mpikësjen e gjakut e për rrjedhojë edhe rrezikun për sulm në zemër. “Si rezultat, këto pjesë të trupit nuk kanë gjak të mjaftueshëm dhe mund të ngurtësohen. Problemet e qarkullimit mund të shkaktohen nga mpiksjet e gjakut që mund të jenë shumë të rrezikshme. Ato mund të arrijnë zemrën ose mushkëritë dhe të bëhen potencialisht vdekjeprurës”- thuhet në artikull. Për këtë pretendim, Krypometër e ka pyetur kardiologun Fisnik Hima, i cili ka thënë se gjendja e tillë e gishtërinjeve nuk “tregon problem me qarkullim të gjakut’. “Kjo është e natyrshme dhe nuk ka të bëjë asgjë me qarkullim të gjakut”- tha Hima.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software