schema:text
| - Rrena për vdekjen e dy fëmijëve në Turqi në vitin 2023
Deklarata
Datëlindja u kthye në zi, vëlla e motër japin shpirt në mes të liqenit, u futën për t’u larë
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli i publikuar më 6 maj 2023 me titull “Datëlindja u kthye në zi, vëlla e motër japin shpirt në mes të liqenit, u futën për t’u larë” është i rremë. Në vitin 2023 nuk kanë vdekur dy fëmijë në liqen në Turqi, si raportohet në këtë artikull. Incidenti për të cilin është raportuar në këtë lajm ka ndodhur në vitin 2021.
Artikulli
Më 6 maj 2023, faqja e internetit “lajmejavore.info” ka publikuar një artikull me titull: “Datëlindja u kthye në zi, vëlla e motër japin shpirt në mes të liqenit, u futën për t’u larë”.
Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut “Press24”, “fakti.viralnews40.com” dhe “Gazeta 7”.
Pas kërkimeve në internet, KALLXO.com ka gjetur se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhë në vitin 2023. Ngjarja që i referohen në këtë artikull, ka ndodhur në vitin 2021 por ky detaj është fshehur në lajmin e publikuar në vitin 2023.
Vdekja e dy fëmijëve, në vitin 2021, ka ndodhur në Turqi.
|