About: http://data.cimple.eu/claim-review/1bfe2bdc0526c1c90e4a536ec1701e441e69eb3e8573825616d2aa38     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Cilësimet e ekzagjëruara për vendimin e Qeverisë për qortim të qytetarëve për targa ilegale Deklarata “FILLON TERRORI NDAJ SERBËVE: Në Jarinjë është dhënë paralajmërimi i parë për një automjet të regjistruar me targa KM.” Vlerësimi Me kos Titulli “FILLON TERORI NDAJ SERBËVE: Në Jarinjë është dhënë paralajmërimi i parë për një automjet të regjistruar me targa KM”, është i ekzagjeruar dhe i pambështetur në fakte. Në artikull nuk ka asnjë burrim kredibil që e vlerëson këtë vendim të Qeverisë së Kosovës si veprim që do t’i terrorizojë serbët. Fjala ‘terror’ sipas fjalorit do të thotë “dhunë e egër, tmerruese që e bën një regjim a një organizatë ndaj populltit apo kundërshtarëve të tij’. Titulli konstatues se “fillon terrori ndaj serbëve” nuk përkon me gjendjen në teren. Artikulli Më 1 nëntor 2022 media online Novosti.rs ka publikuar artikullin me titull “FILLON TERRORI NDAJ SERBËVE: Në Jarinjë është dhënë paralajmërimi i parë për një automjet të regjistruar me targa KM.” Artikulli ka të bëjë me nisjen e fazës për lëshimin e fletëqortimeve nga Policia e Kosovës për qytetarët që kanë vetura me targa ilegale serbe dhe që qarkullojnë në territorin e Kosovës. Në artikull nuk ka asnjë burrim kredibil që e vlerëson këtë vendim të Qeverisë së Kosovës si veprim që do t’i terrorizojë serbët. Fjala ‘terror’ sipas fjalorit do të thotë “dhunë e egër, tmerruese që e bën një regjim a një organizatë ndaj popullit apo kundërshtarëve të tij’. Titulli konstatues se “fillon terrori ndaj serbëve” nuk përkon me gjendjen në teren. Branislav Radoviq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri në një deklaratë për media ka thënë se situata në veri është e qetë. Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë automjete me targa ilegale do të marrin fletëqortime. Kjo është faza e parë e planit prej tri etapave që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023. Faza e dytë parasheh gjobë në vlerë 150 eurosh për shoferët që kanë automjete me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve që nuk kanë targa RKS. Të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës janë shprehur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Në deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan i Shtetit, Ned Price, thuhej se janë të zhgënjyer që Qeveria e Kosovë ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke. Është e rëndësishme që të dyja palët të reduktojnë retorikën nxitëse dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të demonstruar angazhimin e tyre për bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për rajonin” – thuhet në reagim. Të zhgënjyer janë shprehur edhe Bashkimi Evropian. Sipas BE-së, Kosova mund t’i heq gradualisht tabelat KM, por duhet procesi të shkojë me dialog. “Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht tabelat KM, por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në Dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative” – thuhet nga BE. Sipas tyre, vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut. “Derisa, vendimi është një hap në drejtimin e duhur, nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët” – thuhet më tej në reagimin e BE-së. Sipas BE-së, marrëveshja e vitit 2016 parashikonte proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit, i cili nuk është ndjekur. Për shkak të dyshimeve për rezistencë dhe sabotim të vendimit të Qeverisë për lëshimin e fletëqortimeve, Inspektorati Policor i Kosovës e ka suspenduar drejtorin e Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq. Si reagim ndaj këtij veprimi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thirrur për të shtunën, më 5 nëntor, mbledhje të jashtëzakonshme me kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ai ka thënë se në mbledhje do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software