About: http://data.cimple.eu/claim-review/1c70fe8f1a06d7ff4917e9663ff6a8ecdf20f13f5ee9ca306a430c1f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme që i mveshet Mimoza Kusari-Lilës Deklarata Mimoza Kusari: Personi me te cilin komunikova eshte Blendi Fevziu Vlerësimi Rrenë Postimi “Mimoza Kusari: Personi me te cilin komunikova eshte Blendi Fevziu.” është i pavërtetë. Në një deklaratë të dhënë me datë 11/08/2023 Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar se nuk ka dhënë asnjëherë një deklaratë të tillë. Artikulli Më 11 gusht 2023, faqja e Facebook-ut Prishtina ka publikuar një fotografi të Millan Radojçiq me përshkrimin “Mimoza Kusari: “Personi me te cilin komunikova eshte Blendi Fevziu.” Faqja pretendon se këtë deklaratë e ka thënë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Për të verifikuar nëse një deklaratë e tillë është thënë ndonjëherë në publik apo në takime tjera, me datë 11/08/2023 Krypometri ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila, e cila ka mohuar të ketë deklaruar diçka të tillë. “Jo nuk e kam thënë, është e pavërtetë e gjitha”- ka theksuar Kusari-Lila. Disa javë më parë Gazeta Nacionale ka publikuar disa audio-inçizime, në të cilat dëgjohen duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ky audio-inçizim, siç ka thënë Gazeta Nacionale, ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, kur deputetja Kusari-Lila kishte biseduar me ish-deputetin Simiq edhe për Millan Radojiçiqin, i cili mes tjerash është person i dyshuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Përpos kësaj, Radojiçiq është i dyshuar edhe në rastin Brezovica e madje edhe është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Gazeta Nacionale me audio-inçizimet që ka publikuar pretendon se shefja e GP të LVV-së ka pranuar që ka biseduar me Radojiçiqin. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin. “Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– kishte deklaruar Kusari-Lila. Krypometri ka kontrolluar materialet e publikuara nga Gazeta Nacionale mirëpo në to nuk është mesazhi i cili është publikuar në faqen Prishtina.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software