schema:text
| - Bisedimet Kosovë -Serbi: Takimet e përmuajshme që nuk po mbahen
Deklarata
Josep Borrel, me 18 gusht 2022: Palët janë pajtuar ti vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta, në të ardhmen për ta quar përpara më shpejt procesin e normalizimit, dhe unë do ta kem këtë shumë lartë në agjendën time, me ndihmën e Miroslav Lajcak.
Gabriel Escobar, më 26 gusht 2022: “Një nga rezultatet është se të dy liderët u pajtuan të takohen në baza mujore, dhe më duhet të them se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq ka qenë shumë i mirë, dhe profesional. Mendoj se mund ta shohim fillimin e një raporti të përmirësuar mes të dyve”.
Vlerësimi
Me kos
Me 18 gusht 2022, ishte takimi i fundit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përkundër paralajmërimeve se pallet ishin dakorduar që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të takohen në baza mujore në Bruksel, një gjë e tillë nuk ka ndodh. Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në mes të muajit shtator e kishte vizituar Kosovën dhe Serbinë me qëllim të përgatitjes së një takim të nivelit të lartë, por takimi nuk ka ndodhur deri më tash, me 25 tetor 2022.
Artikulli
Me 18 gusht 2022, ishte takimi i fundit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ishte takimi i tretë të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut që ka filluar që nga viti 2011 dhe ishte organizuar pas 13 muajsh.
Pas këtij takimi, u tha se pallet ishin dakorduar që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të takohen në baza mujore në Bruksel.
Paralajmërimet për takime në baza mujore ishin bërë si nga BE-ja ashtu edhe nga ShBA-të, përderisa liderët kishin shprehur gatishmërinë e tyre për të negociuar.
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se palët kanë rënë dakord që të takohen në baza mujore.
“Një nga rezultatet është se të dy liderët u pajtuan të takohen në baza mujore, dhe më duhet të them se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq ka qenë shumë i mirë, dhe profesional. Mendoj se mund ta shohim fillimin e një raporti të përmirësuar mes të dyve” – ka thënë Escobar në një intervistë për N1 më 26 gusht.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,
“Palët janë pajtuar ti vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta, në të ardhmen për ta quar përpara më shpejt procesin e normalizimit, dhe unë do ta kem këtë shumë lartë në agjendën time, me ndihmën e Miroslav Lajcak”- ka thënë Josep Borrel.
Gjatë muajit shtator nuk është mbajtur asnjë takim. Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në mes të muajit shtator e kishte vizituar Kosovën dhe Serbinë me qëllim të përgatitjes së një takim të nivelit të lartë.
“Takimi i radhës do të mbahet posa të përfundojnë përgatitjet, kjo është një nga qëllimet që jam këtu sot, duam të sigurohemi që takimi do të ketë substancë dhe do të prodhojmë diçka. Gjëja e rëndësishme është që liderët janë gati të takohen, BE është e gatshme të jetë nikoqire, por jemi duke përgatitur agjendën” – tha Lajçak pas takimit të sotëm të paparalajmëruar me kryeministrin Kurti.
Tash jemi me 25 tetor 2022, dhe enda nuk ka një takim të paralajmëruar të nivelit të lartë.
Zyrtarja për shtyp e Komisionit Evropian, Zoi Muletier në një përgjigje për KALLXO.com nuk ka konfirmuar ndonjë datë për ndonjë takim gjatë muajit tetor 2022.
“Ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të Dialogut nëse dhe kur është e nevojshme”, ka thënë ajo.
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka vizituar Kosovën së fundmi dhe ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti që të shtyjë edhe për 10 muaj afatin për ndërrimin e targave ilegale ka thënë se palët kanë rënë dakord që të takohen në baza mujore.
|