About: http://data.cimple.eu/claim-review/1c8d4a315f5f292f71a7f0b118ce6f5ed855da9d15d9f49e6abb0f2e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale për reagimin e Vjosa Osmanit rreth vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani Deklarata Pasdites së diele, një 26 vjeçar bëri vetëvrasje në konviktin e studentëve ku tani është duke u përdorur për karranitmini e personave të kthyer në Kosovë nga jashtë. Për këtë rast, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Madje, Osamni nuk ju ka shprehur as ngushëllime familjes Musliu për vdekjen e djalit të tyre Agonit. Vlerësimi Rrenë Vjosa Osmani, të dielën, në ditën e tragjedisë, përmes një publikimi në Twitter, kërkoi zbardhjen e rastit në fjalë, duke i shprehur ngushëllime familjes. Osmani ka bërë të ditur se i ka përcjell Komunës së Gjilanit telegramin e ngushëllimit. Kjo është konfirmuar edhe nga Komuna e Gjilanit, e cila përmes një komunikate kishte përcjell telegramin e ngushëllimit të kryetares Vjosa Osmani. Artikulli Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë mes thirrjeve për përgjegjësi dhe zbardhje të rastit, ka përfshirë në polemika e akuza pozitën e opozitën në Kosovë. Në mesin e reagimeve është kundërshtuar politizimi i ngjarjes, përderisa në këtë mes janë përfshirë edhe raportime të mediave të caktuara. “Arbresh.info” raportoi të hënën se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është deklaruar për vdekjen e 26 vjeçarit dhe se nuk i ka shprehur ngushëllime familjes së tij. Por, Osmani të dielën, në ditën e rastit tragjik, përmes një publikimi në Twitter kërkoi zbardhjen e rastit në fjalë, duke i shprehur ngushëllime familjes. “Pasdites së diele, një 26 vjeçar bëri vetëvrasje në konviktin e studentëve ku tani është duke u përdorur për karranitmini e personave të kthyer në Kosovë nga jashtë. Për këtë rast, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Madje, Osamni nuk ju ka shprehur as ngushëllime familjes Musliu për vdekjen e djalit të tyre Agonit. Nuk dihen arsyet se pse shefja e Kuvendit nuk ka reaguar gjatë gjithë ditës. Ndryshe nga Osmani për këtë raste pati reagime të shumta kështu duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të brendshëm , Xhelal Sveçla, shkruan Arbresh.info”, thuhet në artikullin e Arbresh.info, me 4 maj 2020, me titullin “Vjosa Osmani asnjë fjalë për vdekjen e 26-vjeçarit”. Ndërkaq, Osmani më 3 maj 2020 ishte deklaruar për rastin në fjalë. “E mërzitur të mësoj se një shpirt i ri ndërroi jetë para kohës. Unë i fal ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe i ftoj institucionet për të hetuar rastin. Ky është një tregim paralajmërues i rreziqeve të fshehura të kësaj pandemie dhe një kujtesë për rëndësinë e shëndetit mendor. Ju lutem prisni, ne do ta kapërcejmë këtë”, kishte shkruar Osmani. Pas raportimit ka reaguar edhe vetë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila këtë e ka quajtur shpifje në kohë pandemie e tragjedie. “Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike”, ka shkruar ajo në Facebook, mbrëmjen e së hënës. Osmani ka përmendur reagimin e saj të një dite më parë, si dhe ka bërë të ditur se i ka përcjell Komunës së Gjilanit telegramin e ngushëllimit. “Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta”, thuhet në publikimin e saj. Ndërkaq, edhe Komuna e Gjilanit përmes një komunikate kishte përcjell telegramin e ngushëllimit të kryetares Vjosa Osmani. Të dielën një person ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Viktima është 26-vjeçar nga Komuna e Gjilanit. Konviktet në Qendrën e Studentëve janë shndërruar në karantinë që nga paraqitjet e rasteve të para të të prekurve me COVID-19. të Kosovës, të cilët kanë ardhur nga vendet e jashtme si masë e parandalimit të përhapjes së pandemisë. “Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software