About: http://data.cimple.eu/claim-review/1c9f08df76b487bc46c0c0c0b20d290858d911f1c0c5308bfbe3cbbb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për heqjen e vizave Deklarata Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj Vlerësimi Rrenë Titulli “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj” është i rremë. Komisioni Europian nuk ka treguar datën kur do të liberalizohen vizat. Është Këshilli Europian dhe vendet anëtare që duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në artikull nuk është cituar asnjë institucion apo person kompetent që tregon se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, as datë e as muaj. Artikulli Në faqen e internetit “Kosova-sot.info” më datën 21 shtator 2022 është publikuar një informacion me titullin “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj”. Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe më datën 21 shtator 2022 në faqen e Facebook-ut që mban emrin “Kosova Sot”. Ndonëse në titull paralajmërohet data kur do të bëhet liberalizimi i vizave sipas Komisionit Evropian, në artikull nuk thuhet një gjë e tillë. Përmbajtja brenda artikullit i referohet një deklarate të zëdhënëses së Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme, Anitta Hipper, e cila u ka bërë thirrje shteteve të BE-së që t’ua heqin regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës. Sipas Hipper, Kosova i përmbushë të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Pra, në artikull nuk figuron askund deklarata e saj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, as datë e as muaj, përveç asaj që inkurajon shtetet anëtare të BE-së që ta bëjnë këtë. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software