About: http://data.cimple.eu/claim-review/1ca018dfc064ce214d20ee92d5d4ddb606c56992e447f6f50afc71ea     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i pavërtetë për stabilizimin e shtypjes së gjakut Deklarata Tensioni i gjakut mund të kurohet vetëm me një shpim të këmbës Vlerësimi Rrenë Informacioni se tensioni i gjakut mund të kurohet vetëm me një shpim të këmbës është i pavërtetë. Krypometri ka verifikuar me studiues shkencorë dhe kardiologë se kjo metodë nuk e trajton këtë problem. Artikulli Më 10 korrik 2023, ueb faqja ‘NEWS NEWS’ ka publikuar një artikull me titullin ‘’Mësojeni Këte Truk I Thjeshtë Që Jua Ulë Shtypjen E Gj Akut Brenda 2 Minutave…’’. Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në faqen e facebook-ut “Liria Ka Emër”, më 14 shtator 2023. Në artikull janë udhëzimet me të cilat pretendohet se stabilizohet shtypja e gjakut me vetëm një shpim të këmbës. Me datë 21/09/2023 Krypometër ka verifikuar nëse kjo metodë e paraqitur e trajtimit të tensionit të gjakut është metodë funksionale dhe e rekomanduar nga mjekët kardiologë. Arlind Batalli është doktor i shkencave, ligjerues në Universitetin e Prishtinës dhe kardiolog në klinikën e Kardiologjisë në QKUK. “Nuk ka të dhëna shkencore që e mbështesin këtë teori. Po ashtu nuk ka studime të rëndësishme që e mbështesin këtë. Asnjë shoqatë e rëndësishme nuk e rekomandon këtë metodë, përfshirë ESC/AHA dhe JNC, pra përgjigja është jo, nuk e stabilizon shtypjen e gjakut shpimi i këmbëve”- ka thënë Dr. Batalli në përgjigjen e datës 21 shtator 2023. Krypometri e ka kontrolluar këtë informatë edhe me kardiologun tjetër Dr.Gani Bajraktari. Kardiologu Bajraktari, në një përgjigje për Krypometrin ka konfirmuar se metoda e prezantuar në informacionin e publikuar nuk ndikon në tensionin e gjakut. “Kjo është çmenduri, duhet me i fut në burg, shpimi i këmbës nuk ka të bëjë asgjë me uljen apo stabilizimin e shtypjes së gjakut, në raste emergjente ne i rekomandojmë pacientëve që të mbajnë nën gjuhë nitroglicerinë”- thuhet në përgjigjen e Dr. Bajraktarit. Presioni i gjakut është sëmundje e cila trajtohet sipas protokoleve të cilat i rekomandojnë mjekët e përgjithshëm dhe mjekët kardiologë. Çdo trajtim i kësaj sëmundje duhet të kryhet nën mbikqyrjen e mjekëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software