schema:text
| - FOTO: Presidenca e Kosovës
Konstatimi i rremë se Vjosa Osmani nuk e ftoi askënd nga Qeveria e Shqipërisë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Deklarata
Gjatë raportimit, prodhuesit e informacionit kanë shprëndarë materiale konstatuese të cilat janë të pavërteta dhe janë nxjerrë nga konteksti. Konstatimi që askush nuk është ftuar nga Qeveria e Edi Ramës është i pavërtë dhe kjo është konfirmuar nga tre burime të ndryshme nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli
Me 22 tetor 2022 në faqen e internetit gazetapapirus.com është publikuar artikulli me titull, “Përçarja Osmani-Rama, presidentja nuk e fton asnjë nga Qeveria e Shqipërisë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”. Materiali është shprëndarē edhe në faqen e kosovareport.
Një lajm i tillë është i rremë.
KALLXO.com ka konfirmuar të paktën një ministër nga Shqipëria që Presidenca e Kosovës e ka ftuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka qenë e ftuar për të qenë pjesë e këtij forumi, por për shkak të agjendës nuk ka mundur të marrë pjesë.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar, Albana Qehajaj zëdhënëse e kësaj ministrie në Shqipëri.
“Ministrja Xhaçka është ftuar dhe stafi ka komunikuar me kabinetin e presidentes Osmani për të njoftuar që në datat 21 dhe 22 Ministrja do jetë në ministerialin e procesit të Berlinit e që andej udhëton për në Washington për dialogun e partneritetit strategjik Shqipëri – SHBA që mbahen më 23 – 25 tetor. Mbrëmë ministrja Xhaçka ka takuar në Berlin edhe homologen, Gërvalla. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me presidencën dhe kemi kontaktuar me këshilltaren e presidentës dy javë më parë që i kemi treguar që nuk do të mund të marrim pjesë për shkak të agjendës”- ka thënë Qehajaj për KALLXO.com
Egnesa Vitia, pjesë e kabinetit të Presidentës së Kosovës, tha për KALLXO.com se edhe ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka qenë i ftuar në këtë forum.
Fatjon Hoxhalli pjesë e kabinetit të Niko Peleshit ka thënë për KALLXO.com se në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka marrë pjesë, zëvendës shefja e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneral majore Manushaqe Shehu.
Në Prishtinë me datë 22 dhe 23 tetor po mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it. Në kuadër do të zhvillohen 16 panele, në të cilat do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballje e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative, etj.
|