About: http://data.cimple.eu/claim-review/1e1886a67afcb4c8c8d91222208979b3b5f68d3608833577ec173b40     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajm i rremë: Publikohen fotografi të viteve të kaluara të presidentit ukrainas Deklarata Presidenti i Ukrainës, Zelensky vesh uniformën ushtarake – ai po shihet si inspirim për ushtarët ukrainas. Vlerësimi Rrenë Mediat në Kosovë kanë publikuar fotografi të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të bëra viteve të kaluara duke i prezentuar si fotografi të bëra pas sulmeve të Rusisë në këtë shtet. Por, këto fotografi nuk janë bërë në vitin 2022 gjatë luftimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Fotografitë janë realizuar ndër vite nëpër rajonet të Ukrainës në vijën kufitare me Rusinë në të cilat kishte konflikte nga viti 2014 e deri më tash. Artikulli Mediat në Kosovë si ‘Shqip.com’, ‘Sinjali’, ‘GazetaBlic’ apo ‘Shqiptarepress’, kanë publikuar fotografi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të vitit 2019 dhe të 2021, duke pretenduar se janë fotografi gjatë fazës së fillimit të luftës në mes të Ukrainës dhe Rusisë. “Presidenti i Ukrainës, Zelensky vesh uniformën ushtarake – ai po shihet si inspirim për ushtarët ukrainas”, është mbishkrimi që GazetaBlic dhe Shqiptarepress kanë vendosur për një fotografi të Zelenskyt. Në fakt, fotografia e përdorur është e vitit 2019, kur Zelensky pasi kishte marrë detyrën si president, kishte vizituar trupat e ushtrisë ukarinase në rajonin e Donbasit, në Ukrainën Lindore. Ndërsa Shqip.com duke përdorur të njëjtën fotografi të vitit 2019 ka shkruar ‘Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i veshur me uniformë ushtarake duke i japur motive ushtarëve ukrainas’. Në të njëjtin postim, ky portal ka publikuar një fotografi të Zelenskyt, të vitit 2021. Kurse portali Sinjali ka përdorur një fotografi të presidentit ukrainas, Zelensky të vitit 2019, derisa kishte vizituar vendin Zolote, aty ku ishin trupat ushtarake ukrainase. “Presidenti i Ukrainës, Zelensky drejtuar liderëve botëror: Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në këtë fotografi, nga ky portal.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software