About: http://data.cimple.eu/claim-review/1ef5a892ea613c07cd372723ddb13cc239d15996730ea82b88cb873f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Alarmi i rremë për mbyllje si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me COVID Deklarata Përsëri në Itali mund të ketë mbyllje, sepse ndodhi prapë ajo që pritej Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit të publikuar nga Ingazetaa, më 13 korrik 2022: “Përsëri në Itali mund të ketë mbyllje sepse ndodhi prapë ajo që pritej”, është i rremë. Në ditën që është publikuar artikulli nuk kishte asnjë paralajmërim nga institucionet se Italia mund të mbyllet. Për më tepër, në artikullin e publikuar nuk ka asnjë deklaratë apo paralajmërim që kjo do të ndodhë. Gazetarët gjatë raportimit duhet të thirren në burime të identifikueshme të informacionit, e ky artikull nuk e përmbushë këtë standard. Të dhënat nga raportimet në mediat italiane tregojnë se ky shtet nuk është duke e diskutuar mundësinë e mbylljes si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të infektimit me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka rekomanduar dhënien e dozës së dytë përforcuese/booster për personat e moshuar. Artikulli Më 13 korrik portali InGazetaa publikoi një lajm me titull “Përsëri në Itali mund të ketë mbyllje, sepse ndodhi prapë ajo që pritej”. Titulli i këtij artikulli nuk është i mbështetur në fakte e deklarata nga Qeveria Italiane, apo ekspertë të këtij shteti. Shteti italian nuk ka ende opsion për mbyllje vendi, përkundër rritjes së rasteve me COVID-19. Në një raportim të Euronews të datës 12 korrik, 2022 thuhet se: Italia do fillojë administrimin e vaksinës së dytë përforcuese/booster tek moshat mbi 60 vjeç si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19. Por në këtë raportim nuk flitet për mbyllje të vendit. Italia pati rritje të rasteve të koronavirusit në këtë korrik. Numri i infeksioneve ditore javën e kaluar kaloi 100 mijë persona për herë të parë që nga shkurti i këtij viti, përfshi këtu edhe personat e shtruar në spitale, raportoi Reuters para një jave, raport në të cilin po ashtu nuk u përmend mbyllja e vendit. Doza e dytë përforcuese (përpos atyre dy obligative) është për ata persona që konsiderohen më të rrezikuar nga virusi, tha të hënën më 12 korrik 2022, ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza. Të martën (12 korrik, 2022), Italia raportoi 132,274 raste me COVID-19. Derisa, të enjten më 14 korrik Italia regjistroi 107,122 raste të reja dhe 105 vdekje, kurse numri i personave të shtruar në spitale deri tani ka shkuar në mbi 10 mijë. Mundësia për ndonjë izolim ende nuk është përmendur si opsion, kjo për shkak se pjesa më e madhe e popullësisë në Itali janë imunizar me doza të vaksinës anti COVID-19. Italia ka vaksinuar plotësisht (me dy doza) mbi 80% të popullsisë, duke e bërë vendin me shkallën më të lartë të vaksinimit në Evropë. Kjo mund të jetë si arsye shtesë përse Italia mund të mos e ketë si opsion mbylljen e vendit, përkundër rritjes së rasteve me COVID-19.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software