About: http://data.cimple.eu/claim-review/1efbde2eb1a71c45366eb3ebe4b06239be05cc93c3f3f2ba76f9533f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikohet lajmi i vjetër për subvencionim të rrymës Deklarata Linku ku mund të aplikoni për subvencionim të energjisë, kjo është shuma e subvencionit Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Linku ku mund të aplikoni për subvencionim të energjisë, kjo është shuma e subvencionit” është i rremë, në kohën kur është publikuar. Në artikull është raportuar rrejshëm se qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Krypometër ka verifikuar se aktualisht nuk ka link aktiv që i mundëson qytetarëve të bëjnë një aplikim të tillë. Më 5 shtator 2023, Qeveria e Kosovës e kishte miratuar “Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike”, ndërsa më 8 shtator 2023 ishte publikuar linku për aplikim. Linku tashmë është jofunksional. Artikulli Më 27 dhjetor 2023 faqja në Facebook “Gazeta Rich Shqip” (arkiva) publikoi një artikull me titull “Linku ku mund të aplikoni për subvencionim të energjisë, kjo është shuma e subvencionit”. Artikulli u publikua edhe në ueb faqen “xnews7.com”. Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër, më 28 dhjetor 2023, e ka vizituar ueb-faqen e ministrisë së Financave. Në këtë faqe nuk është publikuar asnjë njoftim për subvencionim të energjisë elektrike në javën e fundit të muajit dhjetor të vitit 2023. Krypometër e ka vizituar edhe profilin e ministrit Hekuran Murati në Facebook, mirëpo gjatë javës së fundmit nuk është publikuar asnjë njoftim për subvecionim të rrymës. Më pas, Krypometër ka kërkuar në Google dhe në postimet në “Facebook” dhe ka gjetur se më 5 shtator 2023, Qeveria e Kosovës kishte vendosur për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet me të hyra më pak se 150 euro në muaj. Kurse, më 8 shtator 2023 ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte njoftuar për hapjen e mundësisë për aplikimin për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme. Ai e kishte publikuar një link, në të cilin qytetarët mund të aplikonin. Krypometër e ka verifikuar se i njëjti link tashmë është jofunksional. Ripublikimi i këtij lajmi është bërë në kohën kur janë shtuar ankesat në rrjetet sociale për paknaqësinë e qytetarëve për faturat e larta që i kanë pranuar për energjinë e shpenzuar gjatë muajit dhjetor.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software