About: http://data.cimple.eu/claim-review/1f04453334b28a22a183e4b9fa236e22abee79a1706611df0b387c9d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Dezinformata se Ushtria do ta marrë veriun para datës 25 gusht Deklarata Prishtina po përgatit për të marrë veriun e Kosovës dhe ‘kufirin’ në një operacion e radhës. Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Ushtria do ta marr veriun ne dorë para datës 25 gusht” është i rremë. Ky artikull nuk është mbeshtetur në asnjë vendim apo deklaratë të dhënë nga ndonjë zyrtar apo burim. Nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se artikulli në fjalë është dezinformatë dhe u është bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos bien pre e dezinformatave të tilla. Artikulli Një artikull në faqen e internetit “dardaniaonline” dhe “skenderajpress” është publikuar më 1 gusht 2022 me titullin “Ushtria do ta marr veriun ne dorë para datës 25 gusht”. I njëjti lajm është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Ushtria e Kosovës”, “Kosova Army”, “RKS News”, “Shqiptaro madhi”, “Gazeta Kosova”, “Orë e çast news.com”. Fjalia e parë brenda lajmit thotë se “Prishtina po përgatit për të marrë veriun e Kosovës dhe ‘kufirin’ në një operacion e radhës”. Lajmi në fjalë nuk ka të cekur asnjë burim të informacionit. “Prishtina po përgatit për të marrë veriun e Kosovës dhe “kufirin” në një operacion e radhes. Në të njëjtën kohë, KFOR po heton gatishmërinë e Ushtrisë Serbe në Rashkë. Po planifikojm që të marrin veriun e Kosovës me forcë në dhjetë ditët e ardhshme dhe më së voni deri më dt. 25. Kanë marrë ‘dritën e gjelbër’ nga SHBA dhe NATO të për të marrë kontrollin e veriut të Kosovës dhe se operacioni do të ndodh, në mënyrë që të mos krijohet shumë zhurmë në mediat botërore”, thuhet në lajm. Kufijtë e Kosovës kontrollohen nga institucionet e Kosovës. Policia e Kosovës është e vendosur në gjitha pikat kufitare, duke përfshirë edhe ato në veri. Ndërsa, KFOR-i vazhdon të ketë misionin e njëjtë, ruajtjen e paqes në Kosovë. Më 2 gusht 2022, koloneli Sefer Isufi, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se informacioni është i rremë. “Ky lajm është plotësisht i pavërtetë. Dhe kërkojmë kujdes nga qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të pakonfirmuara”, ka thënë Isufi. Ai ka thënë se FSK-ja është në proces të zhvillimit dhe kjo është duke u bërë në bashkëpunim dhe koordinim më partnerët ndërkombëtarë. “Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës çdo veprim e ndërmarrin në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë së vendit. Jemi në proces të zhvillimit të FSK-së”, ka thënë ai. Ky artikull është publikuar në kohën kur kishte një krizë në veriun e Kosovës për shkak se ishte planifikuar të hynte në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e dokumenteve të udhëtimit. Ky vendim i Qeverisë ka bërë që të vendosen 9 barrikada në komunat veriore të Kosovës. Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur sulme me armë zjarri ndaj Policisë, ndërsa janë raportuar të paktën 4 raste kur janë maltretuar qytetarët nga grupet e organizuara dhe të armatosura. Gjatë kësaj kohe, zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kishin dhënë deklarata të pabazuara gjoja se insitucionet e Kosovës kanë përgatitur “një ferr” për qytetarët serbë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se shqiptarët po “përgatisin ferr” në Kosovë, ka raportuar media serbe B92.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software