About: http://data.cimple.eu/claim-review/1f917719f5c626f18a091143934131ef3f73d56526c11265172f4a59     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për hyrjen e Autoblindave të Njësisë Speciale në veri Deklarata Njësitë Speciale vendosen në veri, shihen edhe autoblindat Vlerësimi Rrenë Informacioni i publikuar me 31 korrik 2022 ka përmbajtje të rreme për shkak se autoblindat janë fotografuara nuk janë në veri. Autoblindat që shihen në levizje janë në afërsi të kampit të Policisë së Kosovës “Belvedere” që gjendet në Jug të Mitrovicës. Fotografia është bërë nga KALLXO.com, por gjatë ritransmetimit, i njëjti është shtrembëruar dhe është shndërruar në informacion të rremë. Gjatë raportimit, gazetarët nuk ishin dashur t’i falsifiojnë faktet. Artikulli Medium online Insajderi.org ka publikuar një artikull me titullint “Njësitë Speciale vendosen në veri, shihen edhe autoblindat”. I njëjti është shpërndarë edhe në Facebook, duke u publikuar një fotografi me titullin: Njësitë Speciale vendosen në veri, shihen edhe autoblindat”. Ky medium duke raportuar për gjendjen në veri sjellë një kronolgji të ngjarjeve duke raportuar se pas incidenteve në veriun e Kosovës janë vendosur edhe njësi speciale. Titulli i artikullit tregon se autoblindat janë parë në veriun e vendit, ndërsa në brendi të tekstit potencohet se në veriun e Kosovës janë vendosur njësi të specializuara të policisë së Kosovës. Për tu ilustruar teksti redaksia e Insajderi.org ka vendosur një fotografi të një autoblinde në lëvizje e cila është filmuar nga ekipi i KALLXO.com me datë 31 korrik 2022 në afërsi të kampit të Policisë së Kosovës “Belvedere” që gjendet në Jug të Mitrovicës. Policia e Kosovës, më 31 korrik deri në orën 23:00 të mbrëmjes nuk ka pasur intervenime me autoblinda në veriun e Kosovës. Të vetmet njësi të blinduara që kanë lëvizur janë ato të Policisë Kufitare. Kjo është konfirmuar nga të gjithë reporterët e KALLXO.com, të cilët ndodhen në hyrjet e qyteteve të komunave veriore. KALLXO.com ka kontaktuar me shefin e operativës në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai ka thënë se njësitë janë të vendosura në gjendje gatishmërie në kampin e tyre “Belvedere”. “Të gjitha njësitë tona janë bashkë tu punu në veri. Ne kemi blinda të tjera të cilat funksionojnë në veri . Janë njësitë (në Belvedere) që kurdo që na duhet me i përdore por deri tash nuk ka pasur ndonjë tentativë e as nuk ka pasur ndonjë problem me ta”, ka thënë Hoxha.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software