About: http://data.cimple.eu/claim-review/1fdf22fe1c461ad7a73b683b81fcb06326d1368f2f4ac59db04ec671     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut nuk e uruan Kosovën për përvjetorin e pavarësisë Deklarata Askush prej lidershimit të Maqedonisë së Veriut nuk e uruan Kosovën për përvjetorin e të ashtëquajturës pavarësi Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Askush prej lidershimit të Maqedonisë së Veriut nuk e uruan Kosovën për përvjetorin e të ashtëquajturës pavarësi”- është i rremë. Në artikull pretendohet rrejshëm se udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut nuk e kanë uruar Kosovën për përvjetorin e 17 të shpalljes së Pavarësisë. Qeveria e Kosovës e ka publikuar letërurimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski që mban datën e dërgimit më 17.02.2025. Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se urimet e pranuara për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë kanë filluar të publikohen më 19.02.2025. Artikulli Më 19.02.2025, faqja në Facebook Balkan Facts (arkiva) ka publikuar një artikull me mbishkrimin “Askush prej lidershimit të Maqedonisë së Veriut nuk e uruan Kosovën për përvjetorin e të ashtëquajturës pavarësi. Artikulli i këtij shkrimi kishte titullin “Një serb ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrje”. Tutje, në artikullin e bashkangjitur pretendohet se kjo është hera e parë që institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë uruar Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Askush nga lidershipi i Maqedonisë së Veriut, as presidenti, as kryeministri, as ministri i jashtëm, për herë të parë në historinë moderne të këtij vendi, nuk e uruan Kosovën këtë vit për përvjetorin e vetëshpalljes së pavarësisë”- shkruan në hyrjen e lajmit të publikuar, më 19.02.2025. Në bazë të të dhënave në këtë uebfaqe, e njëjta vetë- identifikohet si faqe informative rajonale që mbulon lajmet dhe ngjarjet më të fundit nga Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe vende tjera të Ballkanit. E njëjta faqe ka cituar një postim të partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të publikuar, më 18.02.2025, në ora 8:12 (arkiva). Në këtë postim, BDI pretendon se nuk është dërguar asnjë urim zyrtar te institucionet e Kosovës për përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit. Për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.”- thuhet në këtë postim të BDI. Tutje, Krypometër ka gjetur se një ditë më vonë, më 19.02.2025, BDI e kishte bërë edhe një postim tjetër rreth kësaj teme. Në postimin e ri, BDI thot se institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk e uruan publikisht Kosovën për përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti.”- thuhet në këtë postim të BDI. Qeveria e Kosovës ka publikuar urimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, që mban datën e dërgimit më 17.02.2025. “Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.”- shkruan në urimin e kryeministrit Mickoski. Krypometër ka kontaktuar edhe me Përparim Kryeziun, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Kryeziu tha se është pranuar letërurimi nga Maqedonia e Veriut dhe ajo është publikuar dy ditë më vonë, njëjtë sikurse edhe urimet nga shtetet e tjera. “Kemi pranuar edhe letërurime tjera. Sot, më 19.02.2025, fillon publikimi i tyre.”- tha Kryeziu për Krypometër. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17.02.2008, e cila është njohur nga më shumë se 100 shtete. Maqedonia e Veriut e kishte njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 09.10.2008.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software