About: http://data.cimple.eu/claim-review/1fedf11ba5af60438a194b3466c5ea021a96def868c2be89691fa8a9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com Luhatja e Thaçit për idenë e ‘korrigjimit të kufirit’ Deklarata Hashim Thaçi: Për korrigjim më së pari kam lexu në një intervistë të presidentit Rugova në vitin ’94. Pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen, por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës Vlerësimi Me kos Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se prej kujt e ka marrë idenë për korrigjim të territorit. Por, ky qëndrim i Thaçit është në kundërshtim me atë çka ka thënë gjatë muajve të kaluar kur korrigjimin e territoreve ishte proklamuar si ide e tij. Mjegulla rreth bisedimet është shtuar gjatë muajve të kaluar kur këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku kishte thënë se për korrigjim të kufijve ishte diskutuar para se ajo të plasohej në publik nga Thaçi. Artikulli Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që nga muaji korrik i vitit të kaluar ka proklamuar idenë e tij për “korrigjim të kufirit”, por së fundi këtë ide po tenton t’ia atribuojë disa personaliteteve të tjera politike në vend. Këtë të mërkurë, në tryezën “Zëri i popullit, rreth finales së madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë”, politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiq e pyeti presidentin Thaçi se e kujt ishte ideja për “korrigjim të kufirit”. Kurse, Thaçi u përgjigj se këtë ide fillimisht e ka marr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova. “Për korrigjim më së pari kam lexu në një intervistë të presidentit Rugova në vitin ’94. Pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen, por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidenti. Se ideja për “korrigjim të kufirit” ishte ekskluzivisht e tij, presidenti Thaçi e kishte thënë edhe gjatë një interviste për gazetën austriake “Der Standard”, me 26 gusht 2018. “Kanë kaluar pesë apo gjashtë vjet që kur filluam dialogun me Serbinë. Tani kemi hyrë në fazën përfundimtare të këtyre bisedimeve. Deri më tani kemi folur vetëm për procesin, por jo detajet. Ideja e korrigjimit të kufirit është e imja. Edhe përfshirja e Luginës së Preshevës dhe komunat fqinje shqiptare, Bujanoci dhe të Medvegjës është ide e imja është gjithashtu dhe nuk ka qenë më parë objekt i negociatave me Presidentin Vuçiç”, kishte thënë Thaçi për këtë të përditshme. Emri i ish-presidentit Rugova në temën e kufijve, ishte lakuar nga Thaçi edhe në gusht të 2018-ës. Por edhe atëherë Thaçi ishte shprehur se qëndrimi i tij është i qartë dhe ka të bëjë me “korrigjim të kufirit”. “‘Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve’ ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”, kishte shkruar presidenti në Facebook. Deklarimet e fundit të kryetarit të shtetit kanë ngjallur reagime në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka demantuar Thaçin, duke thënë se ish-presidenti Rugova e ka refuzuar kategorisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës. https://kallxo.com/lutfi-haziri-thaci-iu-bashkengjit-kauzes-time-per-luginen-e-presheves https://kallxo.com/hoti-publikon-intervisten-e-blerim-shales-me-ibrahim-rugoven-per-ta-demantuar-thacin/ https://kallxo.com/milazim-krasniqi-nuk-i-kujton-fjalet-e-rugoves-qe-i-citoi-sot-hashim-thaci/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software