About: http://data.cimple.eu/claim-review/208255456002fc1b5f9a15a4203e87c36e8fc2f00f5bdb22fe425adb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për përdorimin e targave të UNMIK-ut në Kosovë Deklarata Ne veri nuk ka me targa serbe. Qeveria duhet te reagoje edhe keto targat e unmikut ti largoje sa me pare Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “ Ne veri nuk ka me targa serbe. Qeveria duhet te reagoje edhe keto targat e unmikut ti largoje sa me pare” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se targat KS të cilat shpërfaqen në artiull nuk janë në përdorim në Kosovë .që nga data 17/09/2020. Artikulli Më datë 17/12/2023 faqja e Facebook “Diaspora me Albinin” ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet ish – presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me përshkrim se qeveria duhet t’i largojë edhe targat e UNMIK-ut. “Ne veri nuk ka me targa serbe. Qeveria duhet te reagoje edhe keto targat e unmikut ti largoje sa me pare” – thuhet në këtë postim (Arkivi). Krypometri ka verifikuar nëse në Kosovë përdoren targat KS të cilat nisën të përdoreshin që nga paslufta në mandatin e UNMIK-ut. Me datë 17 shtator 2020, Agjencia e Regjistrimit Civil kishte njoftuar se të gjitha makinave me targa KS do tu ndalohej regjistrimi. “Përfundojnë të gjitha procedurat e regjistrimit të mjeteve me targa KS që janë aplikuar nga viti 2011, bazuar në Marrëveshjen për lëvizjen e lirë të vitit 2011 dhe Aranzhimet për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes të 14 Shtatorit 2016” – thuhet në vendim. Krypometri ka kontrolluar edhe në arkiva dhe ka konstatuar se përdorimi i targave të tilla ishte ndaluar para disa viteve, gjatë kohës sa në qeverisje ishte Lidhja Demokartike e Kosovës në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pra Qeveria Hoti. Pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme e kishte mbajtur gjatë asaj kohe Agim Veliu. Më 20/09/2021 Veliu kishte njoftuar se gjatë kohës sa kishte shërbyer si ministër i Brendshëm kishte marrë vendim (Arkivi) që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS. Veliu asokohe kishte thënë se vendimi i MPB-së për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin ai në cilësinë e ministrit të Brendshëm e kishte nënshkruar më 17/09/2020. Veliu kishte thënë se njëkohësisht vendimi i atëhershëm ishte rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software