About: http://data.cimple.eu/claim-review/20eb2798b1bbcbe8f5e80c93788119a0910f059576fd0d23648e2b30     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj duke nënshkruar kontratën për asfaltimin e rrugës Junik - Jasiq - Gjocaj, 26 tetor 2018, Foto: MI Dy vjet për rrugën Junik – Gjocaj Deklarata Agron Kuçi: Rruga Junik – Gjocaj, ju garantoj që në qershor të vitit të ardhshëm (2018) do të fillojë dhe përfundojë asfaltimi. Vlerësimi Me kos Rruga nga Juniku në Gjocaj ende nuk është përfunduar. Lajmi i mirë është që kontrata është nënshkruar në fund të vitit të kaluar, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur të financojë mbi 90% të kostos së ndërtimit. Artikulli Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi ishte treguar shumë optimist për asfaltimin e rrugës Junik – Gjocaj gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2017. Kuçi kishte premtuar se në qershor të vitit 2018 do të fillonte asfaltimi i rrugës Junik – Gjocaj dhe brenda po të njëjtit vit do të përfundonte. “Rruga Junik – Gjocaj, ju garantoj që në qershor të vitit të ardhshëm (2018) do të fillojë asfaltimi. (Kur ka me u kry?). Po në këtë vit”, kishte thënë Kuçi përballë Jeta Xharrës në “Debat Përnime”. Por asfaltimi i rrugës nuk kishte filluar në kohën në të cilën Kuçi kishte premtuar. Kontrata për asfaltimin e rrugës Junik – Gjocaj është nënshkruar më 26 tetor 2018. Vlera e kontratës është 513,958 mijë euro. Përfitues i projektit është operatori ekonomik “Joos & Krasniqi – Bazë”. Asfaltimi i rrugës Junik – Jasiq – Gjocaj është projekt dy vjeçar, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunë së Junikut. Ministria e Infrastrukturës do të financojë 91% të vlerës së projektit, ndërsa Komuna e Junikut rreth 9% të vlerës së projektit. Aktiviteti i prokurimit për asfaltimin e rrugës Junik – Jasiq – Gjocaj është iniciuar më 19 mars të vitit 2018. Më 2 prill 2018 është publikuar njoftimi për kontratë. Më 30 maj të vitit 2018, Komuna e Junikut kishte bërë të ditur se kompania “Lika Trade” ishte shpallur fituese e tenderit për asfaltimin e rrugës. Mirëpo, ky aktivitet është pezulluar pasi Komuna ka marrë ankesë nga operatori ekonomik “Joos & Krasniqi – Baze” , i cili ka dorëzuar ankesën edhe në OShP. “Dhe me vendimin e tyre aktiviteti i prokurimit në fjalë është pezulluar deri në një vendim të marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut. Me 18 korrik 2018 në faqen zyrtare të OShP-së është publikuar mendimi i ekspertit në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit. “Duke u bazuar në sqarimet e cekura në ekspertizë, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në mendimin e ekspertit. Më 1 gusht 2018, Komuna e Junikut e kishte anuluar tenderin pas vendimit të OShP-së. Pas rivlerësimit të tenderit, më 8 tetor, Komuna e Junikut ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës. Kompania ankuese, “Joos & Krasniqi – Bazë” ishte rekomanduar për kontratë. Pas rivlerësimit të ofertave, kontrata për asfaltimin e rrugës Junik – Gjocaj është nënshkruar më 26 tetor 2018. Vlera e kontratës është 513,958 mijë euro. Fitues i projektit është operatori ekonomik “Joos & Krasniqi – Bazë”. Agron Kuçi është zgjedhur për të tretën herë në krye të Komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në rundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluara me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software