About: http://data.cimple.eu/claim-review/20f432d140b410bcfd9787e05a9e5ffef37eedb28e1e5c10a43e36ea     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com Rrena e Armend Zemajt për votat e LDK-së në Podujevë Deklarata Armend Zemaj (01.12.2020) -“Nëse e shohim me numër të votave, votat janë të numrit të njëjtë si në vitin 2019 që i ka LDK, është ai numër i votave” Vlerësimi Rrenë Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, LDK-ja në Podujevë në zgjedhjet e 29 nëntorit të këtij mori 12,627 vota apo 35.8%.Ndërkaq, në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, sipas KQZ-së, LDK-ja në Podujevë i ka marrë 15,094 vota, apo 37.93%. Artikulli Ministri i Shëndetësisë, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, partia e tij nuk ka humbur vota, por kandidati. Mirëpo rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, tregojnë që deklarata e Zemajt nuk është e vërtetë. LDK-ja të dielën më 29 nëntor e humbi qeverisjen në bastionin e saj, pasi në Podujevë fitoi pa balotazh Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje. Kurse, Armend Zemaj nga LDK-ja, duke komentuar zgjedhjet e së dielës në Podujevë tha se LDK-ja nuk ka humbur vota, pasi sipas tij nëse shihen si vota, partia e tij e ka numrin e njejtë të votave sikurse në vitin 2019. “LDK-ja s’ka humb, ka humbur kandidati. Sigurisht që është e rëndësishme, është tepër e rëndësishme. Kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme, fushata e pamundshme të bëhet adekuate. Ka shumë elemente e faktorë që duhet partia t’i analizojë pse ka ardhë deri te ai rezultat. Nëse e shohim me numër të votave, votat janë të numrit të njëjtë si në vitin 2019 që i ka LDK, është ai numër i votave”, tha Zemaj në T7 më 1 dhjetor. Në anën tjetër, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LDK-ja në Podujevë në zgjedhjet e 29 nëntorit të këtij, me kandidatin Nexhmi Rudari mori 12,627 vota apo 35.8%. Ndërkaq, në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, sipas KQZ-së, LDK-ja në Podujevë i ka marrë 15,094 vota, apo 37.93%. Duke u bazuar në këto të dhëna i bie se LDK-ja në Podujevë i ka humbur 2,467 vota. Në anën tjetër, raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Podujevës, kandidati i LDK-së, Agim Veliu i ka marrë 18,872 vota apo 48,15%. Kurse në balotazh, Veliu i ka marrë 20,027 apo 63,78%. Rezultatet përfundimtare, Bulliqi fitoi Podujevën me rreth 52% Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software