About: http://data.cimple.eu/claim-review/21686af12ecad19887b7ebd60a1524a3f39813aa501cafd1a5fa9091     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vazhdojnë lajmet e rreme për liberalizimin e vizave Deklarata Urime Kosove!! Vjen lajmi për liberalizimin e vizave në gjashtëmujorin e parë: ‘Franca ka ndryshuar qasje’” “LAJMI I FUNDIT: Angela Merkel per vizat e Kosovës URIME nga kjo datë u kry…” Vlerësimi Rrenë Liberalizimi i vizave është prej temave që është përdorë më së shumti për të prodhuar lajme të rrejshme. Çdoherë që paralajmërohet një vizitë e zyrtarëve të BE-së në Kosovë, portalet të ndryshme publikojnë lajme gjoja se do të ketë liberalizim të vizave. Këto lajme janë të rrejshme. Artikulli Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën vazhdon të përdoret për qëllime të caktuara nga ana e portaleve dhe ueb faqeve të ndryshme online. Së fundi sërish janë publikuar një seri e lajmeve të rrejshme duke pretenduar se është paralajmëruar liberalizimi i vizave për kosovarët, ndonëse nuk ka asnjë informacion zyrtar të konfirmuar se do të hiqen vizat. Në uebfaqen “banglarreporter.com”, janë publikuar tituj të rremë të lajmeve si: “Urime Kosove!! Vjen lajmi për liberalizimin e vizave në gjashtëmujorin e parë: ‘Franca ka ndryshuar qasje’” dhe “LAJMI I FUNDIT: Angela Merkel per vizat e Kosovës URIME nga kjo datë u kry…”. Artikujt janë shpërndarë në Facebook në faqen “Gazeta Aktive” , e cila i ka mbi 91 mijë ndjekës. Në anën tjetër, përmbajtja e teksteve nuk përkon me titujt. Tek lajmi i parë, është marrë një pjesë e tekstit e cila fillimisht është publikuar në agjencinë e lajmeve “Kosova Press”. Ndërkaq në tekstin e dytë, përmbajtja e tekstit është e çrregullt dhe e pakupueshme. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Pas dritës së gjelbër që mori Kosova për heqjen e vizave nga ana e Komisionit dhe Parlamentit të Bashkimit Evropian në vitin 2018, kjo temë ka mbetur tashmë në vullnetin e shteteve anëtare veç e veç të BE-së për të vendosur, përkatësisht në Këshill të Bllokut Evropian. Linqet e lajmeve me tituj të rremë: LAJMI I FUNDIT: Angela Merkel per vizat e Kosovës URIME nga kjo datë u kry… Urime Kosove!! Vjen lajmi për liberalizimin e vizave në gjashtëmujorin e parë: “Franca ka ndryshuar qasje”
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software