About: http://data.cimple.eu/claim-review/22013eb2719032d77385a3bb279d3e76bed7a3ec41f80417ff612158     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e personave të armatosur me përshkrim të rremë Deklarata 07.11. 2022 djem të Kosovës afër kufirit Kosovë-Serbi Vlerësimi Rrenë e kryptë Më 9 nëntor 2022 faqja e internetit Diaspora Vetëvendosje publikoi një video me një përshkrim “07.11. 2022 djem të Kosovës afër kufirit Kosovë-Serbi”. Ky përshkrim është i rremë, pasi video nuk është bërë me 7 nëntor 2022 si pretendohet në këtë postim. Krypometri ka gjetur se video me këta persona të armatosur është marr nga kanali i emisionit ‘Pa rrotlla’ në Youtube e publikuar më 17 gusht 2016. Artikulli Më 9 nëntor 2022 faqja e internetit Diaspora Vetëvendosje publikoi një video ku shihen persona të armatosur dhe maska me emblemë të UÇK-së me përshkrim “07.11.2022 djem të Kosovës afër kufirit Kosovë-Serbi”. Postimi ka marrë 264 reagime, 53 komente dhe 44 shpërndarje. Përshkrimi i kësaj video është i rremë, pasi video nuk është bërë me 7 nëntor 2022, siç pretendohet në këtë postim. Krypometri ka gjetur se video në të cilën shihen persona të armatosur është marr nga emisioni ‘Pa rrotlla’, i publikuar në Youtube e publikuar më 17 gusht 2016. Kjo video e publikuar me një përshkrim të rremë është publikuar në kohën kur zyrtarë policor, administrativë e qeveritarë të komunitetit serb në Kosovë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në shenjë pakënaqësie dhe mosbindjeje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Partia Lista Serbe ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për tabela të makinave dhe të nisë procedurat për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së parë në Bruksel. Me vendimin e qeverisë së Kosovës parashihet që makinat me targa ilegale që kryesisht operojnë në komunat veriore të riregjistrohen me targa legale deri më 21 prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës kanë nisur zbatimin e planit më 1 nëntor 2022, me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për ta shtyrë atë, për shkak të rrezikut të tensioneve. Ndërkohë janë duke vazhduar diskutimet me BE-në, e cila po kërkon që zbatimi i vendimit të Qeverisë të shtyhet për 10 muaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software