About: http://data.cimple.eu/claim-review/2264b155a459df5f1f992b46f47306557b2cb44383afc041412ea99a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shqipëria nuk do të mund të sjellë vaksinat në Kosovë, ftojnë mjekët të vaksinohen atje Deklarata Edi Rama-(01.01.2021)-“Ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës” Edi Rama(01.02.2021)- ““Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimetqë kompania Pfizer ka vendosur… e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Megjithëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para një muaji ishte zotuar për sjelljen e një sasie të vaksinave në Kosovë, ai më 1 shkurt ka deklaruar se vaksina nuk do të mund t’i sjellin në Kosovë por do të ofrojnë mundësinë që disa punëtorë shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Shqipëri. Artikulli Më 1 janar të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte njoftuar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19 nga kompania farmaceutike amerikane “Pfizer”. Rama kishte premtuar se një pjesë të vaksinave do t’ia sjellë edhe Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, pati thënë Rama javë më parë. Të martën më 1 shkurt në Shqipëri kanë arritur 1 mijë e 170 dozat e para të vaksinës kundër pandemisë COVID-19, por Rama kësaj here deklaroi se në Kosovë nuk mund të dërgojnë vaksina. “Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç kanë bërë nga njëra ana që ne të mbetemi strikt për origjinën e vendin nga ku filluam fushatën e vaksinimit e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare tha se mund të ofrojnë vaksinim për një numër të caktuar të stafit shëndetësor. “Por, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojnë vaksinimin për një numër mjekësh dhe infermierësh nga spitali COVID-19 i Prishtinës siç e kemi premtuar. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të komunikojë me homologun kosovar dhe jemi të gatshëm për 50 bluza të bardha për të dyja dozat”, tha Rama. Në anën tjetër, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të hënën se vaksinat kundër coronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Vitin e kaluar Zemaj kishte njoftuar se Kosova më 7 dhjetor, ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19. Sipas tij, fillimisht dozat e vaksinës do të jenë të mjaftueshme për 20 përqind të popullsisë. Projekti “Rritja e standardeve të gazetarisë përmes kontrollimit të fakteve” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Internews Kosova/KALLXO.com dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo apo Fondacionit për Informim, Media, Dialog dhe Edukim (KosovaLive/KIMDE).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software